Pse nervozohen më shumë femrat?

Pse nervozohen më shumë femrat?

Pse nervozohen më shumë femrat?Ditë të këqija, punë me orë të zgjatura, simptomat menstruale… janë vetëm disa nga shkaqet që i nervozojnë më shumë femrat.

Nëse do të flasim për shkaqet që i bëjnë femrat nervoze, na duhen disa net dimri dhe një bllok i madh, por këtu janë më thelbësoret. Ato që i ndryshojnë vërtet humorin dhe është mirë që meshkujt të mos afrohen.

Zakonisht, meshkujt ia vënë fajin “ditëve të tyre”, ose simptomave menstruale, që i bëjnë femrat të jenë më shumë se në çdo periudhë tjetër më të acaruara, por në fakt, për femrat janë pesë orë në një javë, në të cilat ato ndihen kështu. Ky fakt u konfirmua edhe nga një sondazh britanik, i realizuar në 1000 femra dhe 1000 meshkuj. Femrat nervozohen pa arsye, edhe për shkak të kileve të tepërta, të kohës së keqe, kompjuterit që nuk funksionon, thyerjes së thojit, mosbindja e fëmijëve, njollat që nuk hiqen nga rrobat, presioni i shefit ose mungesa e ndihmës nga bashkëshorti (të mos flasim pastaj për ato që kanë vjehrrë në shtëpi).

Sipas këtij studimi, një në shtatë femra, më shumë ndihet e inatosur se sa e lumtur. Dhe ekspertët dalin në përfundimin se femrat duan më shumë kohë për veten, ndërsa meshkujt mbështeten te partneret për t’u ndier më të qetë. Për të shmangur “këtë shpërthim”, një pjesë e të intervistuarave (25 për qind) deklaruan se merreshin me sport dhe pjesa merreshin me shopping apo me një kafe me shoqet.

Komento