Pse nuk duhet ta përqafoni kurrë macen tuaj

7

7Të përqafosh një mace mund të fitosh një infeksion kërcënues për jetën, ka gjetur një studim i ri.

E njohur si “sëmundja e gërvishtjes së maces”, sëmundja mund të shkaktojë ethe të forta, puçrra me qelb dhe mund të rezultojë edhe me vdekje.

E shkaktuar nga bakteret e transmetuara nga macja në mace përmes pleshtave, njerëzit rrezikojnë ta fitojnë këtë sëmundje duke e puthur macen, duke e përqafuar atë, duke u gërvishtur ose kafshuar nga ajo, transmeton Gazeta Express.

Studimi rreth kësaj sëmundjeje u krye në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, dhe zbuloi se macet e kanë këtë baktere.

Dr. Christina Nelson, nga CDC, tha: “Ndikimi i sëmundjes është pak më i madh se që kishim menduar”. Doktorët kanë rekomanduar se pronarët e maceve duhet t’i lajnë menjëherë duart pasi ta prekin macen e tyre, dhe të evitojnë kontaktin e tyre me ndonjë kafshë tjetër.

Komento