Pse nuk duhet t’i pastroni veshët me kruajtëse?

veshet

veshetRutina e higjienës personale përfshin gjithashtu pastrimin e veshëve sa herë që bëjmë dush.

Besohet gjerësisht se veshët tanë kërkojnë pastrim, në të kundërt do të kemi probleme të llojit: Nuk do të dëgjojmë mirë, mund të na shkaktohet infeksion veshi etj.

E gjitha kjo është një “gënjeshtër” pasi dylli i veshit nuk është aspak i rrezikshëm, përkundrazi ndodhet aty për një arsye. Nëse deri më tani keni përdorur kruajtëset e veshëve rregullisht , lexoni më poshtë arsyen se pse nuk duhet t’i përdorni më. Kruajtëset e veshëve nuk eleminojnë dyllin nga veshi, por thjeshtë e shtyjnë atë. Kjo gjë shkakton bllokim duke shtyrë dyllin në brëndësi të kanalit të veshit.

Nëse po pyesi veten për mënyrën sesi duhet t’i pastroni veshët, është e thjeshtë. Mos e bëni. Dylli mbron veshët nga objektet e huaja, apo nga agjentët e jashtëm të cilët rrezikojnë aparatin e dëgjimit. Në rast se keni ndonjë shqetësim, ju mund të vizitoni mjekun tuaj, por gjëja e fundit që duhet të bëni është t’i pastroni vetë veshët, pasi realisht nuk e bëni një gjë të tillë.
Procesi i ilustruar ne fotografite e meposhtme:

Komento