Pse nuk është mirë ti mbani flokët gjithmonë në të njëjtën anë?

Ja pse po ju bien flokët

Pse nuk është mirë ti mbani flokët gjithmonë në të njëjtën anë?Nëse i keni stiluar flokët në të njejtën mënyrë për vite të tëra, ndoshta është koha ti ndryshoni paksa gjërat…

Në cilën anë e keni ndarjen e rrënjës së flokëve?

Po ju sigurojmë se këto fjalë nuk i keni dëgjuar as në salonet e bukurisë dhe të flokëve, gjatë tërë jetës suaj.

Po ju paralajmërojmë se mbajtja e flokëve për një kohë të gjatë në njërën anë, në fakt është e keqe, dhe në vazhdim ju japim përgjigjet se pse vie deri te kjo dukuri.

Annie Rush, në stiliste flokësh në salonin Eva Scrivo, në New York, ka folur në internet se pse është mirë që të ndërroni anën e ndarjes së flokëve. Gjatë intervistave të ndryshme, Annie jep disa këshilla se pse duhet të praktikoni ndrrimin e anës së flokëve në anën tjetër: “Sa më gjatë ti mbajmë flokët vetëm në njërën anë, aq më shumë flokët do të peshojnë te poshtë vetëm në atë zonë, si pasojë e së cilës do keni dëmtim dhe thyerje të flokut”.
Kjo veçanërisht vlen nëse përdorni tepër mjete ngrohëse në flokët tuaja. Do ti shtypni sa më shumë te poshtë duke i dëmtuar dhe rënduar në njërën anë.

Annie thekson se duhet të ndryshoni rutinën e anës së flokëve, tentoni të ndërroni më shpesh anën e rrënjës, duke i bërë rrënjët e flokëve të drejta dhe barabarta, por edhe duke i lejuar të marin frymë.

Çfarë mund të ketë arsye tjetër më të mirë?

Komento