Pse nuk ia dilni të humbni peshë?

Pse nuk ia dilni të humbni peshë?

Mënyra në të cilën funksionon truri juaj e përcakton nëse do të jenë disa dieta të mira për ju, ndërsa pasi ta keni vërtetuar se cilit tip i takoni, do ta dini se cilat dieta ju përshtaten më së miri

1. Tipi kompulsiv

Mendoni shpesh për ushqim dhe thjesht nuk mund të ndaleni së ngrëni. Hani edhe gjatë natës ose pini ndonjë gotë verë për t’u relaksuar, ndërsa sipas të gjitha gjasave keni problem me gjumin. Te ky tip i njerëzve është i rritur aktiviteti në pjesën e parme të trurit, përgjegjëse për kontroll dhe vëmendje.

Rekomandohen ushqimet që nxitin serotoninën, siç janë bananet, panxhari, orizi ngjyrë kafeje, djathi, çaji, skumbri, farat e lulediellit. Përveç kësaj, edhe ushtrimet fizike janë të shkëlqyeshme, sepse e rritin nivelin e serotoninës. Duhet shmangur ngrënia në mbrëmje, sepse kjo gjë e ngatërron orën tuaj të organizmit dhe e shtyn atë të ushqehet me yndyra. Shtesat, siç janë “5-HTP”, vitamina B inozitol, L-triptofani dhe gospina e rritin nivelin e serotoninës.

2. Tipi impulsiv

Nëse hani në mënyrë impulsive, sigurisht që reagoni në mënyrë të njëjtë edhe në sfera të tjera. Nuk jeni nga ata të cilët vazhdimisht mendojnë për ushqim, por pasi ta shihni – nuk mund të përmbaheni. Incizimet e hollësishme të trurit tregojnë aktivitet të shtuar në shtresën paraballore, zonën e trurit, e cila kontrollon vendimmarrjen, planifikimin, organizimin dhe mësimin nga gabimet. Ajo pjesë e trurit nuk na lejon të flasim marrëzira, ose të marrim vendime të gabuara.

Njerëzit impulsivë duhet të hanë mish pule, djathë, vezë, drithëra dhe jogurt, si dhe ushqime të pasura me aminoacide, të cilat nxitin krijimin e dopaminës. Duhet shmangur kafeina, alkooli, sheqeri dhe stresi. Sheqeri është veçanërisht i dëmshëm, sepse e nxit dëshirën. Çaji i gjelbër megjithatë e rrit aktivitetin e trurit dhe përqendrimin. Ushtrimi është i mirë, sepse rrit qarkullimin e gjakut dhe dopaminës në tru, ndërsa joga mpreh përqendrimin.

3. Tipi emocional

Ky tip është më i shpeshti te femrat, të cilat momentalisht kanë probleme emocionale dhe hanë derisa ndihen keq, duke shpresuar se do të ndihen më mirë. Vetmia, depresioni dhe vetëbesimi i ulët janë problemet më të shpeshta me të cilat përballen ato. Ky tip ka aktivitet të rritur në pjesën limbike të trurit. Kjo gjë mund të krijojë respekt të ulët për veten dhe mendim negativ.

Për ta zvogëluar rrezikun nga depresioni, konsumoni vitaminë D dhe rriteni konsumimin e acideve yndyrore omega-3 në formë të mishit të peshkut, avokados dhe arrave. Shoqërohuni me miqtë dhe ushtroni, sepse me të e rritni edhe qarkullimin e gjakut në tru. Merreni parasysh edhe konsumimin e shtesave për ushqim, të cilat ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, dopaminës dhe adrenalinës.

4. Tipi i shqetësuar

Ky tip i njerëzve i “zgjidhin” problemet dhe frikën e tyre me ushqim. Ata nuk ndihen rehat në lëkurën e tyre, dyshojnë në vete dhe shpesh kanë sulme paniku. Te ata njerëz aktiviteti është i rritur në zonën e gangliteve bazale të trurit, të cilat e përcaktojnë prirjen për ankth dhe integrim të mendimeve, ndjenjave dhe lëvizjeve. Ankthi mund të shkaktojë ngrënie të tepërt të ushqimit, sepse pas ngrënies njerëzit e tipit të tillë ndihen menjëherë më mirë.

Ushqimet, siç janë bananet, orizi me ngjyrë kafeje, arrat dhe agrumet janë të mira për trurin. Harrojeni alkoolin dhe kafeinën, sepse e përkeqësojnë stresin. Vitamina B6 dhe magnezi do ta zvogëlojnë ndjenjën e ankthit. Përveç kësaj, joga është e mirë për relaksim dhe meditim.

Komento