Pse s’duhet të marrim vendime të rëndësishme kur jemi pa gjumë

13

Shkencëtarët nga Kanadaja e kanë filluar studimin më të madh në botë për efektet e mungesës së gjumit në tru.

Ekipi nga Universiteti Western në Ontario kërkoi nga njerëzit në mbarë botën që të regjistrohen në testin kognitiv online. E kemi menduar një test të veçantë nga i cili shihej ndikimi i mungesës së gjumit në kujtesë dhe aftësinë për t’u përqendruar.

“Duket i thjeshtë, por ai ua inicion materien gri. Duhet t’i lidhni fjalët me ngjyra edhe pse fjala kaltër qëndron në ngjyrën e kuqe dhe ngjashëm. Pastaj bëhet më komplekse,” tha punonjësi mjekësor Hooman Ganjavi, i cili merr pjesë në studim, transmeton koha.net.

Grupi i parë e bëri testin deri në katër të mëngjesit, dhe pastaj ata mundën të flenë katër orë. Pastaj përsëri e bënë testin kognitiv në mëngjes. Shumica prej tyre shënuan rezultate shumë më të këqija se një natë më parë. Një femër në grup arriti rezultate më të mira se të tjerët.

“Edhe pse ndihem paksa e trullosur, jam mësuar të funksionoj me pak gjumë. Duhet të jem funksionale sapo të më zgjohen fëmijët, kështu që për mua kjo është normale”, tha Sylvie Salewski, nënë e dy vajzave pesëvjeçare.

Pastaj ata e bënë testin nën skanerin MRI, i cili e monitoroi qarkullimin e gjakut kur kanë fjetur mjaft dhe kur nuk kanë fjetur sa duhet. Në skanim shihej se një pjesë shumë më e vogël e trurit punon kur njerëzit flenë më pak, sesa kur ata flenë shtatë deri në tetë orë.

“Kjo është shumë më pak aktivitet në pjesën ballore dhe parietale, zona këto që janë vendimtare për vendimmarrje, zgjidhjen e problemeve dhe kujtesë”, tha prof. Adrian Owen.

Ai thekson se kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rrezikshme të ngasësh i lodhur për shkak se reagimet janë të ngadalësuara.

“Mungesa e gjumit ka edhe efekte të thella në vendimmarrje dhe për këtë arsye duhet të shmanget marrja e vendimeve të rëndësishme në momentet kur jemi pa gjumë të mjaftueshëm, si për shembull blerja e shtëpisë, pëlqimi për martesë dhe gjëra të ngjashme”, theksoi ai.

Një të tretën e jetës sonë e kalojmë duke fjetur, që është jetike për shëndetin tonë, ashtu si edhe ushqimi dhe ajri që e thithim. Por epoka moderne në të cilën çdo gjë punon 24 orë në ditë ndikon në atë që të flemë gjithmonë e më pak.

Testi është i hapur për vullnetarët që regjistrohen, dhe të cilët do të ndihmojnë për t’i gjetur përgjigjet e nevojshme për shkencën dhe shoqërinë.

Komento