Pse shqelmon foshnja në bark?

Pse shqelmon foshnja në bark?

Pse shqelmon foshnja në bark?Kur gratë janë shtatzëna, ndjejnë herë pas here goditjet e bebeve që do të sjellin në jetë, por lind pyetja përse e bëjnë ata këtë gjë?

Goditja tregon shëndetin e mirë të bebes, zhvillimin dhe aktivitetin e tyre.

Bebja reagon menjëherë ndaj ndryshimeve në ambient, sidomos kur dëgjon tinguj të jashtëm.

Kur nënat e ardhshme shtrihen në anën e majtë, goditja e bebes në bark bëhet më e fortë, për shkak se shton qarkullimin e gjakut në fetus.

Gjithashtu nënat mund të presin goditje më të shumta pas ushqimit.

Numri i vogël i goditjeve mund të tregojë për shëndet të dobët të bebes dhe sasisë së pamjaftueshme të oksigjenit.

Nëse zvogëlohet numri i goditje pas 36 javësh, atëherë kjo është normale.

Kur shqelmimet janë të rralla, nuk do të thotë se diçka nuk është në rregull, sepse ndoshta bebja pushon në mitër për 40-50 minuta.

Në shtatzaninë e parë, goditjet paraqiten në mes të javëve 16 dhe 25 të shtatzënisë, ndërsa në shtatzaninë e dytë, në javën e 25-të.

Komento