“Psyllium” Aleati që pastron zorrët si “sfungjer

"Psyllium" Aleati që pastron zorrët si "sfungjer

"Psyllium" Aleati që pastron zorrët si "sfungjerPsyllium” janë kokrra të fituara nga bima “Plantago”. Në kombinim me ujin, “psyllium” ndihmon me rastin e tretjes, pasi ndihmon në pastrimin e zorrëve.

Mënyra ulur e jetës dhe ushqimi i shpejtë dhe me pak fibra, shpesh ndikon që shumë njerëz të kenë probleme me kapsllëk. Sikurse edhe te shumë sëmundje të tjera, e kësaj radhe ju paraqesim një aleat në pastrimin e zorrëve, kjo është bima “psyllium”.

Në zorrët e njeriut veprojnë si fshesë duke hedhur jashtë të gjitha helmet nga zorra e trashë. Kjo bimë përmban lipide, aminoacide të pangopura, fibra dhe shumë mukozë. Fibrat dietale në këtë bimë ndihmojnë në formimin e volumit më të madh dhe janë rezistente në enzimat tretëse, kështu që lehtë në mënyrë relative kalojnë nëpër lukth e deri te zorra e trashë, trasmeton gazeta Kosova Sot

SI TA PËRDORNI BIMËN “PSYLLIUM”?

Një deri tre lugë me bimë “psyllium” i hidhni në ujë, jogurt ose lëng të përzier dhe i konsumoni menjëherë pasi të shndërrohen në ngjashmëri me xhelatinë. Sugjerohet të pini edhe një gotë shtesë ujë dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve gjatë ditës. Përdorimi i këtij ilaçit nuk ka efekt të dëmshëm ndaj shëndetit, nuk e shkatërron mikroflorën dhe nuk çrregullon punën e zorrëve.

Komento