Home » Uncategorized » Puna e tepërt, dëmtim dhe rrezik për shëndetin

Puna e tepërt, dëmtim dhe rrezik për shëndetin

Obligimet tuaja që i keni në vendin e punës vazhdoni t’i kryeni, edhe pasi ta keni përfunduar orarin? Shefi, kolegët, klientët… ju thërrasin në çdo pjesë të ditës?

Punoni ndërrime të stërzgjatura? Madje, edhe nëse për të gjitha paguheni, puna e tepërt është dëmtim dhe rrezik për shëndetin. Ja përse:

1. E shton rrezikun nga depresioni

Hulumtimet e ekspertëve finlandezë dhe atyre britanikë nga kolegji universitar i Londrës dhe instituti finlandez për shëndetësi ka treguar se njerëzit që punojnë 11 e më shumë orë, dyfish më shumë janë të rrezikuar nga episodet e rënda depresive, në krahasim me ata persona që punojnë shtatë deri tetë orë punë. Shkaku i punës janë më pak me familjen dhe me shoqërinë, e po ashtu edhe më pak kanë kohë për veten e tyre. Shkaku i obligimeve flenë më pak, e çrregullojnë orarin e ushqimit dhe ushtrimet trupore. E këto janë aktivitetet e dobishme që e zvogëlojnë sasinë e stresit dhe që e forcojnë organizmin.

2. E dëmton zemrën

Nëse me vite rresht flitni se puna jashtë orarit ju dëmton, keni të drejtë. Studimi i kryer në kolegjin e Londrës ka treguar se personat që punojnë 10 orë brenda ditës për rreth 60% janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, apo të pësojnë sulm në zemër. Sipas ekspertëve, rreziku sa vjen e shtohet, pasi shprehitë e shëndetshme mbeten anash.

3. Pozita ulur e dëmton organizmin

Është e tepërt të qëndroni tetë orë në vendin e punës, e nëse qëndroni edhe më gjatë, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj. Ekspertët nga universiteti në Misuri kanë theksuar se personat që pjesën më të madhe të ditës e kalojnë ulur janë shumë të ekspozuar ndaj rrezikut për diabet dhe pengesa në punën e mëlçisë. Madje dy orë qëndrim para ekranit shkakton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Problemet kronike me palcën e kurrizit janë një problem tjetër që shfaqet si pasojë e qëndrimit të tepërt ulur.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress