Pushimet e para me të dashurin, ja ku duhet të shkoni

Pushimet e para me të dashurin, ja ku duhet të shkoni

Po afron vera dhe bashkë me të nisin përgatitjet e secilit për pushimet e shumëpritura. Por ku të shkoni me pushime nëse sapo keni nisur një histori dashurie.

Ja disa ide të dobishme. Disa ditë romantike në det do të ishin shumë efikase duke qenë se është verë. Një festë romantike buzë detit është maksimale për një çift të cilët kanë qenë së bashku për një kohë të shkurtër.

Ecën përgjatë bregut, me këngën e pulëbardhave, këmbët në ujë. Këto janë të gjitha përvojat magjike, që ndihmojnë një çift të ri për të zbuluar emocionet dhe për të jetuar më pranë njëri tjetrit. Kjo e bënë lidhjen më intime me shumë më pak rroba.

Një ide tjetër shumë e mirë do të ishte dhe vizita në një fermë të bukur. Nuk ka vend më të përshtatshëm se një klub me të gjitha gjërat e mundshme, palestër, solar, etj. Kjo ikje romantike në fermë mund të jetë destinacioni ideal për pushimet tuaja të para me të. Relax, ndriçim të mirë, muzikë për moshën tuaj, darka me qirinj janë përbërësit e përsosur për ta kaluar disa ditë së bashku të paharrueshme, të cilat do të mbeten në kujtesë gjatë gjithë jetës.

Dhe për ata që kanë disa lekë më shumë dhe që sigurisht adhurojnë Parisin, ai mund të jetë padyshim destinacioni më i bukur i pushimeve tuaja. Nëse pushimet e para me atë ju keni menduar për të vizituar një qytet, nuk ka vend më të përshtatshëm se kryeqyteti francez. Shëtitje përgjatë Senës, duke pirë kafe të nxehtë ose një gotë Beaujolais në një bistro romantike, të shijoni pamjet që lë pa frymë në majë të Kullës Eifel. Këto janë përbërësit unik që vetëm një festë romantike në Paris mund të ju jap.

Komento