Puthja mbron organizmin nga infeksionet

Puthja mbron organizmin nga infeksionet

Puthjet janë ilaç natyror kundër dhimbjeve, plakjes, ftohjes dhe depresionit.

Vera ka kaluar, ndërsa para nesh është koha e ftohtë e cila është ideale për ftohje dhe përhapjen e infeksioneve të ndryshme. Duhet të forconi imunitetin që infeksionet të mos e sulmojnë organizmin. Përveç ushqimit të shëndetshëm dhe shtesave të ndryshme të vitaminave kundër sëmundjeve mund të luftojmë edhe duke u puthur.

Në pështymëm e partnerit ka baktere të cilat nxisin krijimin e antitrupave dhe kështu forcojnë mekanizmin mbrojtës. Gjatë kohës së puthjes njëkohësisht vjen edhe deri te tajitja e adrenalinës, serotoninës dhe dopaminës të cilat janë përgjegjëse për disponim të mirë dhe forcimin e sistemit kardiovaskular.

Numri i rrahjeve të zemrës gjatë kohës së puthjes te meshkujt rritet në 110, ndërsa tek femra në 108 në minutë. Reaksionet pozitive që i nxit puthja mund të konsiderohen si ilaçe natyrale, sepse zvogëlohet ndjeshmëria në dhimbje, stres, tension dhe disponim depresiv.

Një puthje intensive kërkon angazhimin e buzëve, gjuhës, por edhe nja tridhjetë muskujve për ç’arsye puthja mund të reduktojë rrudhat ose në mënyrë preventive të ndikojë në zhdukjen e tyre. Po ashtu, gjatë puthjes në kohëzgjatje prej dy minutash shpenzohen rreth 15 kalori.

Komento