Qelizat amë e shërojnë Parkinsonin?

Qelizat amë e shërojnë Parkinsonin?

Te majmunët, të cilët kanë vuajtur nga sëmundja e Parkinsonit është shënuar një përmirësim i dukshëm kur në tru u janë implantuar qelizat amë të embrioneve të njerëzve, kanë konstatuar shkencëtarët japonezë nga Universiteti Kioto.

Të katër majmunët e trajtuar kanë vuajtur nga dridhja e dukshme e gjymtyrëve – që është simptomë klasike e Parkinsonit – dhe nuk kanë mundur ta kontrollojnë trupin e tyre.

Pas rreth tre muajsh është vërejtur përmirësim në aftësitë motorike të tyre, ndërsa gjashtë muaj pas implantimit të qelizave amë, majmunët kanë mundur të ecin në kafazet e tyre.

Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje progresive neurologjike e lidhur me zvogëlimin e prodhimit të dopaminës në tru. Tani për tani nuk ka zgjidhje mjekësore për rënien e këtij neuro-transformuesi të rëndësishëm.

Komento