Qelizat staminale kurojnë zemrën

Qelizat staminale kurojnë zemrën

Dëmet e shkaktuara nga ataku në zemër shërohen duke përdorur qeliza staminale të mbledhura nga zemra e vetë pacientit.

Kështu thonë një grup mjekësh në Shtetet e Bashkuara, pas një eksperimenti të kryer mbi 25 pacientë, rezultatet e të cilit janë publikuar në gazetën mjekësore “Lancet”.

Përmes qelizave staminale, shenja e shkaktuar nga ataku në zemër pothuajse përgjsymohet, tregon eksperimenti.

Autorët deklarojnë se përmes këtij studimi është verifikuar gjithashtu një rritje e “papreçedentë” e muskujve të rinj të zemrës.

Një atak nodh kur zemra nuk ka mjaftueshëm oksigjen, ose kur ka një mpiksje që pengon qarkullimin e gjakut tek organi.

Ndërsa teksa zemra mjekohet, muskuli i vdekur zëvendësohet me një shenjë, por duke qenë se ajo nuk është njësoj si muskuli, aftësia për të pompuar gjak rreth trupit reduktohet.

Mjekët në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë mënyra për të rigjeneruar zemrën dhe për të zëvendësuar shenjën e lënë nga infarkti me një muskul të ri.

Gjithësesi, qelizat staminale, që mund të transformohen në çdo lloj tjetër qelize, duket se janë një element premtues në këtë drejtim.

Komento