Qepa e kuqe kuron shumë sëmundje

Qepa e kuqe kuron shumë sëmundje

Qepa e kuqe kuron shumë sëmundjeQepa e kuqe është e njohur si ushqim i shkëlqyer që kuron shumë sëmundje, si dhe tradicionalisht është përdorur shpesh pikërisht për këtë qëllim, veçanërisht për trajtimin e të gjitha formave të kollitjes.

Ky superushqim i fuqishëm përmban shumë substanca medicinale, të tilla si allicinë dhe glikoside, si dhe gjithashtu ka një efekt të fortë antibakterial.

Pasi që sezoni i ftohjeve dhe viruseve ka filluar në masë të madhe, ju sugjerojmë të provoni këto receta të shkëlqyeshme që me siguri do të lehtësojnë problemet dhe do t’ju kursejnë nga një kollë e vazhdueshme ose ju çlirojnë nga simptoma të tjera të pakëndshme.

– Qepa e kuqe e pjekur: Nëse keni probleme me plagë dhe ulcerë në gojë, pastroni një qepë të kuqe, pastaj e skuquni në furrë dhe e zieni në pak ujë. Shpëlani zgavrën e gojës disa herë në ditë.

– A keni problem me qarkullimin e gjakut? Hani një qepë të vogël të kuqe, e cila më parë është parapjekur dhe pastaj e lyer me vaj ulliri. Për këmbët e ftohta rekomandohet që lëvoret e qepëve të vendosen gjatë mbrëmjes në këmbë dhe pastaj të mbathen çorape të ngrohta, transmeton Zeri.

– Qepa e kuqe e zier: Përgatitni 500 g qepë të kuqe të cilat duhet të jenë të pastruara mirë nga lëvorja, i prisni në katër pjesë dhe i vendosni mënjanë. Në një tigan të thellë, shkrini 400 g sheqer të kafesë dhe kur të krijohet një masë e homogjenizuar, shtoni 1 litër ujë. Përzieni masën në një ngrohje mesatare derisa sheqeri të mos shpërbëhet plotësisht, pastaj shtoni qepë dhe e zieni gati për një orë në temperaturë konstante. Ky shurup është i dobishëm për çdo kollë dhe mund të përdoret edhe nga fëmijët.

– Problemet me urinim: Nëse keni një fshikëz të ftohur dhe urinoni shpesh, prisni një kokërr qepë të kuqe dhe e përzieni me një gotë me ujë, si dhe shtoni një degëz rozmarinë dhe 2 dl verë të kuqe. E zieni për rreth një orë, pastaj e leni të ftohet, më pas i shtoni një lugë gjelle mjaltë. Këtë masë të përgatitur duhet përdorur për çdo orë nga një lugë gjelle.

– Pneumoni: Shtrydh lëngun e një qepe dhe e përzieni me një lugë gjelle mjaltë. Shurupin e përfituar e konsumoni dy apo tre herë në ditë.

– Kundër zbokthit dhe për rritjen e flokëve: Nëse doni të hiqni qafe zbokthin e bezdisshëm, por edhe për të përshpejtuar rritjen e flokëve shtrydhni lëngun e një qepe të kuqe, përzieni atë me dy lugë vaj ulliri, një lugë gjelle kos dhe një lugë çaji vaj ricinus. Këtë maskë të përgatitur e aplikoni në flokë për gjysmë ore, pastaj lani flokët tuaj.