Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokët

Qepët rrisin dy herë më shpejtë flokëtNjë nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është ajo me qepë të kuqe, e cila është prezantuar edhe nga ekspertët e huaj.

Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, që i bën flokët të fuqishëm.

Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që, inflamacioni të mbahet larg lëkurës.

Si ta përgatisni maskën

Merrni 3-4 qepë të kuqe dhe shtrydhini lëngun. Për të bërë këtë veprim mund të përdorni edhe një shtrydhëse.

Përzini një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në kokë për 15-30 minuta.

Më pas lani flokët me ujë, duke e mbajtur në atë gjendje edhe për një orë tjetër. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.

One Comment

  1. Jam nje vajz kam cef me rrrin flokt a ka ilaq per flokun

Komento