Qershit kanë efektin e aspirinës!

Qershit kanë efektin e aspirinës!

Qershit kanë efektin e aspirinës!Vetëm sa nuk kanë arritur në treg. E dobitë e tyre janë të shumta. Qershitë tash e një kohë të gjatë janë në “zë të mirë”, për vetitë e tyre shëruese, e studimet shkencore e kanë vërtetuar këtë.

Thuhet se jemi shumë pranë sa që mjekët do në na i përshkruajnë në recetë.

Qershitë janë të pasura me antioksidues, kështu që ndikojnë mirë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetin e eshtrave dhe zbutjen e dhimbjeve. Besohet se janë të pasura me shumë antocininë, mund të zbutin dhimbjet dhe se 20 qershi kanë efektin sa një aspirinë. Posedojnë shumë bakër, magnez dhe kalcium janë mbrojtës së eshtrave, e shkaku se posedojnë shumë ujë dhe pak kalori, ndihmojnë gjatë humbjes në peshë, e pasi që posedojnë oksidues kundër plakjes, fibra, vitamina dhe minerale, e pastrojnë gjakun dhe ngritin nivelin e energjisë.

Pos frytit, mund t’i përdorni edhe gjethet, duke përgatitur çaj, duke ndihmuar në thyerjen e gurëve në veshka. Thjesht, një grusht gjethe i veni në 1 litër ujë të vluar, lini të zihen edhe për 2 minuta, e lini të qëndrojë 15 minua e më pas e konsumoni.

Komento