Qirinjtë aromatikë, të rrezikshëm për shëndet!

Qirinjtë aromatikë, të rrezikshëm për shëndet!

Qirinjtë aromatikë dhe aparatet elektrike për aromë, mund të përmbajnë me qindra substanca kimike, të dëmshme për organizëm

Nëse edhe juve, sikur shumë të tjerëve, qirinjtë aromatikë ju ndihmojnë që të relaksoheni, për çka edhe i përdorni shumë, atëherë studimi më i ri amerikan me siguri do t’ua ndërrojë mendjen, thuhet në një artikull të botuar në gazetën “Daily Mail”.

Në të vërtetë, studimi në fjalë ka treguar se qirinjtë aromatikë dhe aparatet elektrike për aromë, mund të përmbajnë me qindra substanca kimike, të dëmshme për organizëm, duke përfshirë ftalatet e dëmshme, të cilat mund të dëmtojnë edhe shtatzënat me embrionet e tyre, duke shkaktuar lindjen e fëmijëve me të meta, si dhe të shkaktojnë çrregullime të sistemit riprodhues.

Si një shembull tipik, kërkuesit shkencorë amerikanë kanë ndarë rastin e amerikanes Ashley Henry, e cila ishte mjaft e dhënë pas qirinjve aromatikë, por për këtë shkak, asaj iu paraqit astma dhe një alergji e madhe ndaj aromave dhe substancave të ndryshme kimike.

– Pasioni im pas qirinjve aromatikë ma shkaktoi sëmundjen.

Më nuk përdor as qirinj aromatikë, e as aparate elektrike për aroma, gjë që u këshilloj edhe të tjerëve – thotë Ashley.

Komento