Qumështi i gjirit, ushqimi ideal për foshnjat

Qumështi i gjirit, ushqimi ideal për foshnjat

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat për gjashtë muajt e parë të jetës. Ai kombinon tre themelet bazë të një ushqyerje të shëndetshme –ushqim, shëndet dhe kujdesje.

Gjiri i vetëm përmban gjithë lëndët ushqimore, antitrupat, hormonet dhe faktorët e rritjes që i nevojiten një foshnjeje për t’u rritur dhe zhvilluar.

Ai mbron foshnjat nga diarreja dhe infeksionet akute respiratore, otiti i mesëm dhe dermatiti atopik, stimulon sistemin e tyre imunitar dhe përgjigjen ndaj vaksinimit dhe, sipas disa studimeve, ndihmon në aftësitë njohëse dhe zhvillimin e sistemit nervor qëndror.

Mbrojtja dhe nxitja e të ushqyerit me gji është pjesë përbërëse e strategjisë së Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë foshnjore si dhe arritjen e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit. Të dhënat studimore tregojnë që në Shqipëri, rreth 94.6 % e foshnjave ushqehen me gji në tre ditët e para të jetës.

Rritja mendore

Qumështi i gjirit është një ndër faktorët kryesor për rritjen mendore të fëmijëve.Është ende një mister përbërësi magjik por nuk ka asnjë dyshim se ushqyerja me qumështin e gjirit i bën foshnjat më inteligjentë.

Konfirmimi vjen nga Arkiva e Psikiatrisë së Përgjithshme nga Michael Kramer i Universitetit McGill dhe në të njëjtën kohë edhe nga spitali Pediatrik i Montrealit. Qumështi i nënës u quajt si një prekje e shenjtë për të sapo lindurit, dhe jep një efekt pozitiv edhe në kohë të gjatë në shëndetin e fëmijëve.

Sipas studiuesve për ta është ende mister përbërësi kryesor i qumështit të gjirit që jep efekte të tilla. Ata mendojnë që është një tip i veçantë yndyre ose edhe një faktor i ndryshëm që ndihmon në rritje që në qumështit e tjerë nuk gjendet. Në të njëjtën kohë psikologët mendojnë se ky ingredient sekret zhvillohet në momentin që nëna ushqen fëmijën e saj.

Qumështi i gjirit dhe diabeti

Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Alison Kejp vazhdon të ushqejë me qumësht gjiri vajzën e saj, Sharlote që kur ajo lindi 9 javë më parë. Alison thotë se ka në plan t’ia vazhdojë dhënien e qumështit të gjirit derisa të ketë mundësi, ndoshta derisa vajza të bëhet 12 muajshe. Shkencëtarët thonë se nëse ndodh kështu, Alison ka të ngjarë të pakësojë dukshëm rrezikun e prekjes nga diabeti në të ardhmen. Mjekja Alison Stuebe pranë spitalit Brigham thotë se gjatë studimit u vu re që ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri për një vit ul 15 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti tek nëna. Në studimim e kryer pranë spitalit Brigham morrën pjesë 150 gra.

ipas studimit, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 përqind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, po të kihet parasysh se çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri, energji kjo e barabartë me atë që njeriu harxhon kur vrapon 7-8 kilometra në ditë.

Treguesit

Treguesi i rooming-in (qëndrimi i foshnjës në një dhomë me nënën) rezulton: 66.8%.

Rreth 13% e foshnjave marrin ushqime prelakteale (para fillimit të ushqimit me gji), ku dominon uji me sheqer (36%) dhe formula foshnjore (32%).

Treguesi i ushqyerjes ekskluzive me gji (ushqim vetëm me qumësht gjiri, jo ujë, jo lëngje të tjera) në muajin e katërt është 40 %, ndërsa në muajin e gjashtë 37.6 %. (Studimi i vitit 2001: muaji 4:39 %, muaji 6: 23 %).

Në fund të muajit të parë të jetës ky tregues është 47%, gjë që tregon se nënat shpejt dorëzohen para veshtirësive të javëve të para të të ushqyerit me gji dhe fillojnë të japin çajra qetësues ose lengje të tjera.

Në muajt e dytë dhe të tretë vihet re një rënie e këtij treguesi, nga 47 % ne 37.4 %, pra me shumë se gjysma e fëmijëve tashmë i kanë humbur përparësitë e një ushqyerjeje ekskluzive me gji.

Vetëm 37.6 % e nënave ushqejnë ekskluzivisht me gji në muajin e gjashtë.

Gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, rreth 81% të foshnjave ushqehen me gji.

Në fund të vitit të parë të jetës 74% të fëmijeve vazhdojnë të marrin qumësht gjiri.

Në fund të vitit të dytë të jetës vetëm 22.3% të tyre vazhdojnë të marrin gji.

Përdorimi i formulës foshnjore

Përqindja e përdorimit të formulave foshnjore mbetet e ulët, (15%) e fëmijëve 0-1 vjeç, kryesisht për shkak të kostos së lartë të tyre për buxhetin e familjeve shqiptare dhe traditës se ushqyerjes me qumësht lope.

Praktikat mbështetëse të ushqyerjes me gji në maternitete

Kontakti i hershëm lëkurë me lëkurë.

Ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes.

Rooming-in për 24 orë.

Mbështetja e nënave nga personeli shëndetësor gjatë qëndrimit në maternitet.

OBSH rekomandon ushqim ekskluziv me gji në 6 muajt e parë dhe vazhdimin e ushqimit me gji kombinuar me shtesa përtej vitit të parë.

Probleme:

Niveli akoma i ulët i ushqyerjes ekskluzive me gji.

Futja e hershme e panevojshme e shtesave.

Zhvendosja e qumështit të gjirit.

Përdorimi i qumështit të lopës, fillimi i hershëm i qumështit të lopës të paholluar, që favorizon kequshqyerjen dhe aneminë.

Përdorimi i ushqyerjes me shishe me biberon.

Komento