Qumështi kundër sëmundjes së kockave

Qumështi për sëmundjen e kockave

Të parandalosh osteoporozën , sëmundjen në skeletin e njeriut është e mundur. Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firences, për të mos u prekur nga sëmundja e kockave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë.

Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse do e llogarisim në formë të grirë është i barabartë me 4 lugë të vogla. Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali, transmeton BW.

Parandalimi, përtej tavolinës lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të “braktiset” edhe kur je i ri. Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës.

Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jenë koset që shiten në treg.

Por nuk duhet të harrojmë një gjë: parandalim do të thotë edhe “monitorim” i shëndetit përmes analizave.

Komento