Qumështi pa yndyrë i bën mirë zemrës

Qumështi pa yndyrë i bën mirë zemrës

Qumështi pa yndyrë i bën mirë zemrësQumështi është një tjetër ushqim i mirë për sëmundjet e zemrës, por për të kuruar këto probleme rekomandohet ai pa yndyrë.

Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë, transmeton “Zeri.info”.

Sidomos, nëse flasim për qumësht të mirëfillte nga bagëtia. Kjo yndyrë do të ndikonte në rrezikshmëri për bllokim arterieje.

Në kohët e sotme ekziston mundësia e konsumimit të një qumështi me yndyrë të reduktuar, ndërsa më i preferuari është ai që përmban nga 0,5 deri në 0,9 për qind yndyrë.

Sipas ekspertëve të ushqimit, rekomandohet që në ditë të konsumohen deri në dy gota qumësht, natyrisht me përqindje të vogël të yndyrës.

Komento