Qytetet me hotelet më të shtrenjta

Qytetet me hotelet më të shtrenjta

Monte Carlo është emëruar si destinacioni më i shtrenjtë, kur bëhet fjalë për çmimin e hoteleve, ndërsa çmimi mesatar është 192 euro për një natë.

Menjëherë pas Monte Carlos së shtrenjtë vjen Moska, ku çmimi mesatar i hoteleve për një natë është 187 euro, ndërsa në Abu Dhabi është 176 euro.

Faqja e cila merret me hotelet, Hotels.com, ka njoftuar se vitin e fundit çmimi i hoteleve në përgjithësi ka rënë për 14%, edhe pse në disa vende çmimi është rritur.

Pesë qytetet më të shtrenjtë:

Monte Carlo 192 euro
Moska 187 euro
Abu Dhabi 176 euro
New Yorku 165 euro
Gjeneva 159 euro

Pesë qytetet më të lirë:

Riga 61 euro
Orlando 63 euro
Tallinn 65 euro
Las Vegas 66.5 euro
Kuala Lumpur 72 euro

Komento