Receta për dashuri të përhershme

Receta për dashuri të përhershme

Doza ditore prej katër puthjesh, tri përqafimesh dhe një “të dua”, është e mjaftueshme për lidhje të gjatë, ka treguar një anketim.

Sipas hulumtimit të publikuar në portalin ‘Confetti.co.uk’, diferenca ideale në vite ndërmjet partnerëve duhet të jetë dy vjet e tre muaj, pastaj partnerët duhet të kenë së paku dy hobi të njëjtë dhe të kenë marrëdhënie seksuale tri herë në javë.

Janë të publikuara edhe disa sekrete tjera, të cilat duhet t’i dijë secili çift, ndërsa disa prej tyre janë edhe: dy darka romantike në muaj, tri herë ledhatime brenda javës, së paku dy herë në vit duhet të ketë befasi, një udhëtim jashtë vendit dhe dy udhëtime brenda vendit.

Autorët e kësaj ankete, ku kanë marrë pjesë më shumë se 3.000 çifte britanike, këshillojnë që së paku dy herë në muaj ta kaloni mbrëmjen pa njëri-tjetrin, me qëllim që tek secili të ruhet pavarësia.

Komento