Regjenerues natyral për flokë

Regjenerues natyral për flokë

Regjenerues natyral për flokëRegjeneruesi është një ndër preparatet që përdoren rregullisht, por këta dy janë krejtësisht natyralë dhe mund t’i bëni vetë

Çaji i gjelbër

Një ndër ilaçet më të mira natyrale i cili falë karakteristikave antioksiduese ofron mbrojtje të flokëve është çaji i gjelbër. Ai përmban edhe vitaminë E,  e cila ka karakteristika qetësuese për lëkurën e kokës me të cilat e ngadalëson sekretimin e gjëndrave dhjamore të cilat janë përgjegjëse për flokë të yndyrshëm.

Përgatitja: Në gjysmë litri uji të vluar i qitni dy qeska me çaj të gjelbër. Pasi që të ftohet çaji, i nxirrni qeskat dhe me të i lani flokët. E lini që të qëndrojë rreth katër minuta dhe pas kësaj flokët i shpëlani me ujë të ftohtë.

Mjalti

Regjeneruesi i dytë bëhet nga mjalti. Ngjyra dhe tekstura e mjaltit varen nga lulet nga të cilat është fituar. Për kujdes dhe shkëlqim të flokëve rekomandohet mjalti nga livanda për shkak të efektit qetësues në flokë, por edhe për shkak të teksturës më të rrallë e cila nuk ngjitet në flokë sikur llojet e tjera të mjaltit.

Përgatitja: Në një enë i qitni tre filxhanë me ujë të vakët dhe  në të e shtoni një lugë me mjaltë nga livanda. E përzini deri kur të jetë shkrirë mjalti, e më pas flokët i lani me këtë preparat pas të cilit shpëlarje me ujë të pastër nuk është e nevojshme.

Komento