Home » Shëndetësi » Relaks për shtatëzani

Relaks për shtatëzani

Gruaja shtatezeneShtatëzania është periudha ku dëshirat plotësohen të gjitha, dhe më siguri një pushim për tu larguar nga rutina e ditëve është ajo që duhet për një femër shtatëzënë.

Por si në det, ashtu dhe në mal ka rregulla që duhet të ndiqni për të mos nënvlerësuar gjendjen tuaj. Ekspozimi në diell, duke evituar orët më të nxehta, nuk është i dëmshëm por është e nevojshme të përdorni kremerat mbrojtës, të mbani kapele në kokë dhe një hidratim dhe ushqim korrekt.

Te merrni diell ka te mirat e veta, mbi skeletin e fëmijës, mund të influencojë në gjatësinë e tij, për më tepër sintetizohet vitamina D qeë stimulon sistemin imunitar. Në rast të kundërt nëse e teproni me diellin ai bëhet shumë i rrezikshëm. Në det duhet të notoni në orët kur uji është më i freskët, evitoni zhytjet.

Në mal mund të ecni në terrene pak të kalueshme, më mirë të evitoni lartësitë pasi provokon mungesën e oksigjenit të fetusit dhe një ulje të peshës kur lind. Të ushtroni gjatë shtatëzanisë aktivitet aerobik të moderuar ka te mirat e veta pasi përmirëson vaskularitetin, minimizon fryrjet dhe të qetëson mëndjen. /burimi: ikubINFO/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress