Revolucioni dhe turizmi i zbehtë egjiptian

Revolucioni dhe turizmi i zbehtë egjiptian

Një vit pas kryengritjeve të cilat rrëzuan ish-presidentin Mubarak, një nga sundimtarët më jetëgjatë që nga koha e faraonëve, në Egjipt po shihet rënia e turistëve.

Trazirat politike të cilat kanë mbërthyer vendin, ka frikësuar turistët të cilët ushqejnë një nga sektorët jetik të ekonomisë egjiptiane.Me antikën e saj dhe plazhet e ngrohta, Egjipti mbështetet fuqishëm tek turizmi dhe është burim i 10 për qind të GDP-së. Ky sektor ofrohet një në tetë vende pune, në një kohë kur Egjipti po vuan nga papunësia e lartë.

Tranzicioni i fortë ka frikësuar investitorët potencialë duke e bërë sektorin e turizmit të vendit edhe më të rëndësishëm për rimëkëmbjen ekonomike të Egjiptit.

Vrasja e protestuesve, tensionet sektare, krimet dhe frika e fitores së partive islamike në zgjedhjet e rradhës, mund të largojë edhe më shumë vizitorë. Në pazarin historik në Kairo turistë të huaj mund të vizitojnë dyqane të mbushura me kopje të faraonëve dhe objekte prej bronxi dhe ari. Por pavarësisht reklamave vezulluese, shitjet kanë rënë.

“Është shumë, shumë e vështirë për turizmin. Të gjithë turistët nuk po vijnë më pavarësisht se Egjipti është i mbushur me histori. Besoj se shumë njerëz punojnë në industrinë e turizmit e duke qenë se të gjithë janë larguar, mund të ndjeni se njerëzit janë më të dëshpëruar se më parë kur unë erdha këtu”, thotë ky turist danez, i cili jeton prej 6 muajsh në Kajro.

Pronari i dyqanit Hatem thotë se egjiptianët duhet të bashkohen, në mënyrë që vendi të shpërthejë potencialet e tij të panumërta turistike.

Ministri i Turizmit thotë se është optimist pasi vetëm në vitin 2011, Egjipti ka tërhequr rreth 10 milionë turistë. Ai thotë se janë duke u bërë përpjekje që të tërhiqen më shumë turistë si nga India, Kina dhe Amerika e Jugut.

Komento