Rigjeneron indet e dëmtuara

Rigjeneron indet e dëmtuara

Rigjeneron indet e dëmtuaraShumë studime kanë konfirmuar dobitë nga ngrënia e kumbullave, e sidomos ato të thara.

Por pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”.

Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit.

Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

Por nuk do të thotë se duhet t’i hani vetëm në kombinim me proshutën, pasi edhe pa to dobitë nuk mungojnë. Ajo që është e rëndësishme, është se ato mund t’i gjeni gjatë tërë vitit.

Komento