Rigjeneroni lëkuren tuaj

3

Për një rigjenerim total të lëkurës, dhe një qarkullim sa më të mire të gjakut në qelizat e fytyrës ju sugjerojmë t’a trajtoni fytyren me një maskë me përbërës natyral e cila do t’ju befasojë me efktin e saj. Këto maska janë zgjidhja juaj më e mire për t’u kujdesur për lëkuren tuaj, nëse nuk keni buxhetine mjaftueshëm ekonomik. Prandaj dhe ne kemi vendosur t’ju sugjerojmë here pas here maska nga më të ndryshmet për të gjitha tipet e lëkurës.

Përbërësit;

2 lugë pane qumështi

1 limon të freskët

1 portokall të freskët

Mjaltë

Miell misri

Në një tas hidhni panen e qumështit, mjaltin, lëngun e limonit dhe të portokallit, pastaj 1 lugë mjaltë dhe miellin e misrit. Masazhojeni butësisht në fytyrë dhe  lini masken të qëndrojë 20 minuta. Fshijeni fytyren me çaj kamomili, dhe në fund vendosni një krem hidratues që të keni një rezultat sa më të mire.

Komento