Rrahja e shpejtë e zemrës

Rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë.

Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës.

Si ndodh takikardia?
Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh:
Gjatë ushtrimeve fizike.
Gjatë temperaturës
Gjatë emocioneve apo merakut

Por mund të ndodh që edhe një problem me gjendrat e tiroideve p.sh hipertiroidia (punimi më shumë se sa duhet i kësaj gjendre ) mund të shkaktoj takikardi.
Gjithashtu edhe përdorimi i disa ilaçeve (disa ilace kundër kollës, gripit apo për rënien në peshë etj.) apo kokaina dhe pijet me kafein mund të shkaktojnë takikardi.

Këto që thamë më lart nuk janë shkaqe që kanë lidhje drejpërsëdrejt me zemrën.

Ç’duhet bërë për ta parandaluar?
Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj.
Kujdesni peshën
Kujdesni ushqimin
Mos pini cigare
Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar.
Largojuni pijeve me kafein.
Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.
Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten.

Komento