Rrëfimi prekës i nënës së pesënjakëve që përloti botën (Foto)

Susan Thompson nga Shtetet e Bashkuara, ishte vetëm 28-vjeçe kur mbeti shtatzënë.Gjatë kontrolleve mjekësore atë e priste edhe një befasi tjetër. Aty e kuptoi se nuk po e pret vetëm një fëmijë por pesënjakë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë rrëfimi i saj nuk përfundon këtu, pasi mjekët e këshilluan që të bëjë reduktim selektiv, që do të thotë se është dashur të zgjedh se cili prej fetuësve do të duhej të mbytej, në mënyrë që të evitohen komplikimet gjatë shtatzënisë, pasi mendohej se fëmijët tjerë do të kishin gjasa më të mëdha të jetojnë.

Por edhe shumë ekspertë tjerë i kishin propozuar një gjë të tillë, por Susan nuk ka dashur të dëgjojë për këtë.“Unë dhe bashkëshorti im për asnjë moment nuk kemi menduar për këtë. Zoti na ka bekuar me këta fëmijë dhe ai sigurisht se do të kujdeset për ta”, kishte shkruar ajo asokohe në Facebook.

Njëzet vite më vonë, ajo ka postuar një fotografi në Facebook që ka prekur zemrat e mijëra përdoruesve të rrjetit social.

3-197-copy 

Komento