Rregullat martesore, të cilat guxoni t’i thyeni

Rregullat martesore, të cilat guxoni t’i thyeni

Nuk është e thënë që të respektohen të gjitha rregullat, qofshin ato edhe në lidhje me martesën, meqë ato janë të përgjithshme dhe, në raste të veçanta, mund të ketë përjashtime.

Ju tregojmë se cilat rregulla martesore guxoni t’i thyeni.Mos shkoni në shtrat të pa-pajtuar

Nëse provoni që ta zgjidhni problemin derisa jeni të lodhur dhe nën stres, nuk do të arrini larg, mendon ekspertja për marrëdhënie martesore, Elizabeth Lombardo.

“Pranoni se rreth asaj gjëje nuk pajtoheni dhe bisedoni përsëri kur të pushoni”, thotë Lombardo.

Gjithmonë jini të sinqertë 100%

Të jesh gjithmonë i sinqertë nuk është taktika më e mirë në martesë.

Pse do të ndanit me partnerin të gjitha detajet nga lidhjet e mëparshme? Me rëndësi është që të jeni të kujdesshëm, të dashur dhe të ndjeshëm në lidhje.

Fëmijët gjithmonë në rend të parë

Të veni lidhjen në rend të parë, ndonjëherë është mirë për ju dhe për fëmijët tuaj.

Në këtë mënyrë, fëmijët do ta kenë pasqyrën e vërtetë të familjes, do ta dinë se kush e ka kontrollin dhe do të marrin shembull nga prindërit sesi ta duan njëri tjetrin.

Mos flini në dhoma të ndara

Është mit që çiftet e martuara flenë më mirë dhe kanë një lidhje më të mirë nëse flenë bashkë.
Ndoshta lidhja juaj do të jetë më e mirë nëse flini ndaras, në vend që ta grushtoni orë e çast partnerin, i cili nuk ju lë që të flini me gërhimën e tij.

Kurrë nuk duhet të mërziteni në shtrat

Një lidhje plot me befasi dhe dramë mund të jetë e mirë në një afat të shkurtër, por rutina dhe rehatia janë të mirëseardhura në lidhjet e gjata.

Është e vërtetë se befasitë dhe risitë janë të domosdoshme herë pas here, por nuk mund të bëni vazhdimisht një jetë aktive si në filmat e Angelina Jolies.

Komento