Home » Modë & Estetikë » Rregullat të arta për lëkurën tuaj

Rregullat të arta për lëkurën tuaj

Rregullat të arta për lëkurën tuajMe kalimin e kohës dhe plakjen lëkura bëhet më e hollë dhe më pak elastike si rezultat i ndryshimeve të fibrave të kolagjenit dhe të elastinës dhe indi lidhës bëhet më i dobët duke dobësuar kështu dhe tonusin e lëkurës.

Këto ndryshime çojnë në krijimin e rrudhave të lëkurës, lëkurë më e lëshuar e më pak elastike dhe shenja të tjera të një lëkure të plakur.

Të gjithë do të donim këshilla të dobishme dhe një trajtim efikas për problemet e lëkurës. mjekja dermatologe Monika Fida jep këshillat dhe rekomandimet më të dobishme për të pasur një lëkurë përfekte dhe pa probleme.

Rreziqet e rigjenerimit të lëkurës së fytyrës
Tërë procedurat mjekësore kanë rrezik bashkëshoqërues. Në përgjithësi sa më invazive të jetë procedura aq më i lartë është rreziku shoqërues për ndonjë efekt të padëshiruar.

Pacienti që ju nënshtrohet procedurave të regjenerimit facial mund të pësojë disa efekte anësore të përkohshme siç janë skuqje e lehtë, ënjtje, të kruara, diskomfort. Shenjat skuqje persistente ose ndryshime permanente në pigment mund të vërehen rrallë në procedurat më invazive.

Produktet lokale
Produkte lokale që përshkruhen nga mjeku ose që blihen në farmaci janë përdorur gjerësisht për të trajtuar dhe parandaluar shenjat e plakjes së lëkurës si rrudhat e sipërfaqshme, tonusin dhe lëmueshmërinë.

Produktet lokale, kremrat e serumet kanë dhe luajnë rol jo vetëm në parandalimin e plakjes së lëkurës, por pakësojnë dhe nevojën e domosdoshmërinë për ripërsëritjen e procedurave të tjera ose rrisin kohën e nevojshme ndërmjet procedurave të tjera rigjeneruese të lëkurës si peeling, dermabrazion, lazer e fillers.

Peeling kimik
Peeling kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat e sipërfaqshme rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe në pamje të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve nëpërmjet aplikimit të solucioneve kryesisht acide eliminimit të shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulimit të lëkurës së re.

Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë dhe e shndritshme, me më pak rrudha dhe më pak ndryshime në ngjyrë. Procedura peeling kimik mund të shkaktojë një skuqje dhe rrjepje të lëkurës më pas e ngjashme me djegien nga dielli që zgjat zakonisht disa ditë deri në disa javë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës peeling.

Si realizohet procedura Peeling kimik?
Përzgjedhja e llojit të peeling bëhet nga mjeku dermatolog bazuar në llojin e lëkurës, shkallës së dëmtimit të saj, pritshmërisë së rezultatit dhe nëse do të realizohet vetëm peeling apo dhe procedura të tjera si lazer, fillers dhe botoks.

Gjatë kryerjes së procedurës shumica e pacientëve ndiejnë nxehtësi dhe ndjesinë e pickimit ose djegies për rreth 5-10 minuta që më vonë normalizohet pasi është neutralizuar lënda bazë e peeling.

Çfarë duhet të presim pas procedurave peeling?
Për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë pas peeling rekomandohet të përdoren rregullisht kremra hidratues me mbrojtje ndaj diellit dhe pirje të sasive të mëdha të ujit ose çajrave hidratues.

Në varësi të llojit të peeling të përdorur mund të ndjeni një djegie të lehtë ose të rëndë. Peeling i lehtë ose sipërfaqësor mund të shoqërohet me një skuqje të lehtë që shoqërohet më pas me rrjepje të lehtë të lëkurës në tre ose pesë ditët e mëtejshme. Peeling i thellë ose i mesëm shoqërohet me ënjtje, formimin e bulave që hapen thahen dhe krustëzohen, kthehen në ngjyrë kafe dhe më vonë bien në periudhën pas 7-14 ditëve.

A ka komplikacione?
Personat me fenotip të caktuar të lëkurës dhe që nuk realizojnë një mbrojtje të mirë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB mund të pësojnë një ndryshim të përkohshëm ose permanent të ngjyrës në lëkurë, shoqëruar me prezencën e njollave. Ky rrezik është më i madh nëse këta persona marrin kontraceptivë oralë, nëse janë shtatzënë ose kanë predispozitë personale ose familjare për hiperpigmentime.

Në disa raste vërehet një skuqje persistente e lëkurës pas peeling kimik dhe kjo mund të persistoje deri në disa muaj. Megjithëse në shumë pak raste por mund të vërehet një rrezik për cikatrice pas aplikimit të procedurave peeling që do të thotë ose parapërgatitja nuk ka qenë e mjaftueshme, trajtimi është bërë në një përqendrim jo të pranueshëm të substancave, aftësitë e lëkurës për regjenerim janë të ulura ose një procedurë e kryer nga persona jo me eksperiencë në trajtim. Nëse vërehen cikatrice atëherë ato duhet të trajtohen me kujdes nga mjeku dhe gjendja pas një trajtimi të mirë është e rikthyeshme në normalitet.

Fakte rreth rigjenerimit të lëkurës së fytyrës

Dermatologët dhe kirurgët plastikë kanë njohuritë dhe trajnimet e nevojshme bashkë me eksperiencën për të përdorur një sërë procedurash mjekësore për të trajtuar gjendjet e ndryshme të lëkurës. Si ekspertë në plakjen e lëkurës janë pikërisht këto mjekë që mund të japin këshillat dhe të ofrojnë trajtimet e duhura për një lëkurë të shëndetshme dhe të re.

Rigjenerimi i lëkurës mund realizojë proceset e poshtëshënuara:
– Pakësim të rrudhave
– Trajtim të njollave të diellit
– Tonifikim të lëkurës
– Përmirësim të tonusit të lëkurës, konsistencës dhe ngjyrës
– Eliminim të hipermigmentimeve
– Eliminim ose pakësim të enëve të gjakut të dëmtuara

Trajtimet
Shumë faktorë mund të ndikojnë në trajtimin e rekomanduar nga mjeku duke përfshirë këtu moshën, gjendjen shëndetësore, llojin e lëkurës, shkallën e dëmtimeve në lëkurë, dhe shkallën e dëmtimit nga dielli.

Mjekja dermatologe Mopnika Fida këshillon për një procedurë rigjenerimi dhe të zonave të tjera si qafë, shpatulla dhe duar. Në disa raste nevojitët më shumë se një procedurë dhe më shumë se një trajtim në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira dhe që zgjasim më shumë.
Produktet lokale të trajtimit të lëkurës, si:
– Kremra e serume
– Fillers dhe Botoks (lëndë mbushëse të rrudhave)
– Mikroabrazion dhe Dermaabrazion
– Trajtime me Lazer
– Peeling kimik

Çfarë mund të realizojë procedura Peeling?

– Pakëson rrudhat sipërfaqësore veçanërisht ato rreth syve dhe gojës.
– Trajton shenjat e lehta veçanërisht shenjat e aknes.
– Eliminon diskolorimet e lëkurës siç janë njollat e diellit, njollat e moshës, melasmën ose maskën e shtatzënisë.
– Rigjeneron përmbajtjen e lëkurës nëpërmjet nxitjes së fibroblasteve dhe kolagjenit e elastinës.
– Shton shkëlqimin dhe lëmueshmërinë e lëkurës.
– Mbyll poret e hapura dhe të dilatuara.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

2 Responses to " Rregullat të arta për lëkurën tuaj "

  1. uyhgyrfuy6 says:

    jam ende 24 vjec dhe kan filluar te me paraqiten disa rudha rreth syve si ti parandaloj at jam ne ankth se ato dita dites po behen me te dukshme ,ju lutem nje keshill cfar me rekomandoni te perdor. me respekt …

  2. fahrije says:

    kame lekuren e thate dhe zedi se qfare te bej telutem me trego per ket se me se shumeti e ndjen ne fetyre zdi se qfare lloje te kremrave te perdori se asnje qe kame perdore deri tashe ska pase efkete falimniderit

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress