Rrethi i flokëve, tendencë e krehjes 2013

Rrethi i flokëve, tendencë e krehjes 2013

Rrethi i flokëve, tendencë e krehjes 2013Rrethi i flokëve është i përsosur për modelimin e flokëve të gjatë dhe për ato që kanë fytyrë të rrumbullakët…

Efekti është padyshim pak i modës së vjetër, por rrethi i flokëve është i përsosur për modelimin e flokëve të gjatë dhe për ato që kanë fytyrë të rrumbullakët. Që nga sfilatat e modës më magjike e deri tek revistat me të bukura, ky aksesor është bërë simboli i feminilitetit për verën 2013. Mund ta zgjidhni në shumë variante: fashë, stil vitesh ’80, fije e hollë, bizhuteri, fjongo e Borëbardhës, apo rreth flokësh për zyrë.
Rrethi shumë i hollë është ideal për një efekt natyral. Mund të mblidhni flokët më një topuz apo bisht dhe ta vini sipër. Preferohet që të jetë i së njëjtës ngjyrë me flokët, kështu do të duket sikur krehja juaj ka një onde të lehtë. Me ngjyrat e ndezura është më mirë t’i lini flokët të lëshuara e pak të fryra. Për darkat e veçanta dhe elegante, rrethi do të ishte mire të ishte me shkëlqim apo me gurë kristali. Flokët duhen mbledhur lehtë, por edhe të tërhequra, për një efekt romantik dhe chic.
Një tjetër këshillë themelore është kombinimi me trukun. Ngjyrat e trukut të këtij viti janë të ngrohta, sidomos e kuqja për buzët. Vajzat me flokë gështenjë mund të argëtohen me nuancat e të kuqes, kurse për biondet më mirë ngjyra vjollcë apo blu. Edhe yjet nuk i kanë shpëtuar kësaj tendence dhe po e vendosin prej kohësh rrethin si në rastet zyrtare dhe në ato jozyrtare, përmendim: Scarlett Johansson, Sandra Bullock, Sara Michele Gellar e Gëyneth Paltrow.

Komento