Rrezatimi ndikon në kujtesë?

Rrezatimi ndikon në kujtesë?

Një studim i mëhershëm ka vërtetuar që disa femra dobësohen mentalisht, respektivisht fitojnë të ashtuquajturën “sindromë të hemio-trurit”, gjatë dhe pak pas hemoterapisë.

Megjithatë, një hulumtim i kohës së fundit ka zbuluar që problemet e ngjashme i mundojnë edhe femrat e sëmura nga kanceri pavarësisht asaj nëse kanë marrë terapinë apo jo.

Disa hulumtues, megjithatë, konsiderojnë që për këtë kanë faj ilaçet specifike apo madje edhe vetë sëmundja.

“Kjo është një gjë shumë e ndjeshme. Nuk bëhet fjalë që pacientët që hyjnë në delirium, dementia apo kanë amnezi, por vetëm funksionojnë në mënyrë më të dobët”, shpjegon Barbara Collins, neuropsikologia e cila ka studiuar ndikimin e hemoterapisë në problemet kognitive në një spital në Ontario (Kanada).

Studimi i fundit ka përfshirë 129 femra në vitet e pesëdhjeta, të cilat kanë mbijetuar kancerin e gjirit. Rreth gjysma e tyre janë shëruar me rrezatim dhe hemoterapi, derisa femrat e tjera kanë shkuar vetëm në terapinë me rrezatim.

Gjashtë muaj pas përfundimit të terapisë dhe tre vjet më vonë, femrat u janë nënshtruar një varg testesh të kujtesës dhe mendimit.

Rezultatet e tyre janë krahasuar me efektin e 184 femrave të cilat kurrë nuk kanë pasur kancer, por kanë pasur moshë të ngjashme.

Në tri nga pesë teste të kujtesës femrat të cilat u janë nënshtruar shërimit kanë pasur rezultate të ngjashme, si ato që nuk kanë qenë të sëmura, por në dy prej tyre rezultatet kanë qenë në mënyrë të konsiderueshme më të ulëta.

Tre vjet e gjysmë pas përfundimit të trajtimit, femrat të cilat kanë mbijetuar kancerin kanë shënuar rezultate më të këqija në “funksionimin ekzekutiv”, ta zëmë, gjatë numërimit të fjalëve që fillojnë me shkronjë të caktuar.

Në testin e shpejtësisë së përpunimit të të dhënave, të cilat kanë përfshirë shënjimin e numrave të veçantë në listat e shkronjave dhe numrave të zgjedhur rastësisht, femrat të cilat kanë marrë vetëm terapinë e rrezatimit apo edhe hemoterapinë apo rrezatimet, kanë pasur rezultate më të ulëta sesa femrat që nuk kanë pasur histori të sëmundjes.

Megjithatë disa ekspertë konsiderojnë që rezultatet nuk janë reprezentative, sepse nuk është matur aftësia kognitive e femrave para se të jenë sëmurë.

Komento