Rrezatimi i sigurt i gjirit të majtë me TRILOGY

Pas kryerjes së trajtimit kirurgjik, në procesin e shërimit të kancerit të gjirit, pacientët kanë mundësi për trajtim onkologjik dhe radioterapeutik. Në varësi të vendosjes së diagnozës histopatologjike, fazës së sëmundjes dhe gjetjeve të analizave imunohistokimike te këta pacientë kryhet terapia hormonale, kimioterapia apo terapia me rrezatim.

Dr. Deva Petrova, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, shprehet se zakonisht bëhet kombinim i këtyre modaliteteve të trajtimit, në varësi të fazës së sëmundjes.

Çfarë është terapia rrezatuese?

Terapia rrezatuese nënkupton përdorimin e rrezeve jonizuese  në trajtimin e pacientëve me kancer. Ky lloj trajtimi është një trajtim lokal, dhe ka për qëllim arritjen e kontrollit lokal të sëmundjes  apo parandalimin  e përsëritjes së sëmundjes  në gji dhe nyjeve limfatike rajonale, nëpërmjet parandalimit të shumimit të qelizave kancerogjene, me mbrojtje maksimale  të indeve të shëndetshme përreth dhe të zemrës, veçanërisht gjatë rrezatimit të gjirit të majtë.  Radioterapia ka treguar se ka një efekt shumë efektiv në trajtimin e kancerit të gjirit, dhe  rrit në mënyrë të ndjeshme përqindjen e shërimit dhe mbijetesës.  Shumica e njerëzve janë të njohur me rrezatimin e jashtëm  dhe ky është lloji më i zakonshëm që përdoret për trajtim. Rrezatimi i jashtëm, funksionon në principin e fokusimit të rrezeve të drejtpërdrejta në zonën e gjirit ku është lokalizuar kanceri, ndërkohë që burimi i rrezatimit është i vendosur në një distancë të caktuar nga pacienti.

Terapia rrezatuese tek kanceri i gjirit mund të përdoret në rastet e mëposhtme:

·         Në rastet kur është kryer trajtimi kirurgjik konzervativ, dhe në disa raste të caktuara pas kryerjes së mestaktomisë, e quajtur ndryshe trajtimi kirurgjikal radikal. Terapia rrezatuese mund të përdoret më vete ose e kombinuar me kimioterapi apo me terapi hormonale, për të zvogëluar mundësinë e përsëritjes së kancerit.

·         Kur kanceri nuk mund të mënjanohet në mënyrë të sigurtë me ndihmën e terapisë kirurgjike, atëherë terapia rrezatuese mund të kombinohet me kimioterapi.

·         Në rastet kur gruaja e rrefuzon intervenimin kirurgjik

·         Për trajtimin e kancerit i cili është metastazuar në kocka  ose në tru

·         Për lehtësimin e dhimbjeve apo të simptomave të tjera

·         Në rastet kur kanceri është përsëritur në nivel lokal në vendin e operacionit të kryer më parë, dhe në rast se nuk është kryer më parë trajtimi me terapi rrezatuese.

Gjatë terapisë rrezatuese

Gjatë terapisë rrezatuese,  gratë të cilat janë të prekura nga kanceri i gjirit duhet : të kërkojnë konsultim me doktorin në rast se kanë kollë për një kohë të gjatë, djerësitje, ethe apo dhimbje të pazakonshme, skuqje të theksuar apo ënjtje në zonën e rrezatuar; të konsumojnë ushqim të shëndetshëm; të bëjnë pushim të rregullt; të shmangin veshjet e ngushta; të shmangin ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, veçanërit në zonën e rrezatuar.

Trajtimi në qendrën për onkologji dhe radoterapi në “Acibadem Sistina” kryhet nga ana e një ekipi të lartë onkologësh radioterapeutësh të cilët punojnë sipas protokolleve më të fundit të bazuara në dëshmi për trajtimin e kancerit të gjirit, me teknologjinë më bashkëkohore  të mbështetur në akseleratorin më të fuqishëm TRILOGY.

Komento