Rrezet e diellit më së miri shërojnë psoriazën

Rrezet e diellit më së miri shërojnë psoriazën

Me gjithë mendimin se të sëmurët nga psoriaza janë të shëndoshë dhe se kanë “vetëm” problem kronik estetik, hulumtimet vërtetojnë se kjo sëmundje është imune dhe gjenetike.

Pos kësaj, studimet tregojnë se të sëmurët shumë më shpesh vuajnë po ashtu edhe nga sëmundjet e tjera si dhe kanë arterosklerozë, e me të edhe “përcjellësit” si shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe rreziku për të pësuar sulm në zemër dhe në tru.

Kështu që më së miri do të ishte që shërimi të fillojë para se të fillojë përhapja e sëmundjes, sepse nëse shërohet me kohë shumë pak do të vërehet se vuani nga psoriaza.

Për ta shëruar sëmundjen së paku duhet të vërtetohet se sa shumë në fakt është përhapur sëmundja, si dhe mos pacienti në fjalë vuan edhe nga ndonjë sëmundje tjetër, që në rastet më të shpeshta përcillet me artirit. Rrezitja është një shërim alternativ, prandaj të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, u sugjerohet që së paku dy apo tri javë brenda vitit t’i kalojnë në plazh.

Komento