Rrezet që dëmtojnë lëkurën

Rrezet që dëmtojnë lëkurën

Ultravioletet, të dëmshme, shkaktojnë kancerin e lëkurës.Fortësimi i rezistencës së organizmit arrihet me shfrytëzimin e rregullt të faktorëve të jashtëm siç janë dielli,ajri dhe uji.

Drita e diellit ka cilësi shumë të dobishme, nën ndikimin e tyre kryhen një numër i madh i proceseve në qelizë. Kryesisht efekte pozitive kanë rrezet ultravioletë, ku lëkura ka ndjeshmëri të ndryshme ndaj këtij rrezatimi, madje është vënë re që pjesët e zbuluara të trupit janë më pak të ndjeshme se sa pjesët e mbuluara.

Por nga ana tjetër mjekët tërheqin vëmendjen se rrezet ultravioletë si rrjedhojë e hollimit të shtresës së ozonit, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si për shembull kancer në lëkurë, plakje të parakohshme të lëkurës dhe simptoma të tjera, të cilat zhvillohen me moshën. Faktikisht midis llojeve të ndryshme të kancereve, kanceri i lëkurës është më i shpeshti dhe numri i të prekurve rritet me ritëm më të shpejtë. Ekspozimi në diell përfshin 90% të këtyre rasteve.
Këshillat
Parandaloni kancerin e lëkurës duke përdorur vajra që përmbajnë faktorë mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Vëreni produktin me kujdes dhe mos harroni hundën, buzët, veshët dhe këmbët. Përdoreni atë të paktën 30 minuta përpara se të dilni. Përsëriteni pas dy orësh, në rast se bëheni me djersë. Përdorni kapele që t’i bëni hije kokës, fytyrës dhe qafës. Mbroni sytë që të parandaloni kataraktet e mundshëm në jetë, duke përdorur syze 99-100% mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB. Fëmijët poshtë moshës një vjeç duhen mbajtur sa më larg diellit, sepse lëkura e tyre është shumë sensitive. Risku për fëmijët e kësaj moshe që të dehidratohen ose goditen nga dielli është shumë i lartë. Disa këshilla të tjera që mund të ndiqen janë: rrezet më dëmtuese që duhen evituar janë pas orës 10. Mundohuni të qëndroni brenda ose në hije gjatë këtyre orëve. Lëkura dëmtohet në më pak se 15 minuta nga dielli, dhe kjo vihet re plotësisht pas dymbëdhjetë orëve. Retë nuk ju mbrojnë nga efektet e dëmshme të diellit. Kini kujdes nga rëra dhe uji sepse ato reflektojnë deri në 50% të rrezeve në lëkurën tuaj. Edhe pse mund të jeni në çadër ose në hije, ju duhet të merrni masa të mëtejshme. Antioksiduesit janë agjentë që e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyrë. Ka disa faktorë të ndryshëm si irritimi, tharja nga të ftohtit, dielli i fortë dhe smogu që krijojnë radikale të lira. Këto radikale mund të japin kontribut në procesin e shkatërrimit të qelizave të reja dhe të shëndetshme të lëkurës.
Drita
Deri 5 vite më parë dermatologët nuk besonin se lëkura mund t’i thithte vitaminat, nëse ato aplikoheshin në sipërfaqe, e aq më tepër nëse ekspozoheshin në diell. Por sot shumë prej kompanive më të famshme në botë po eksperimentojnë për të bërë të mundur që vitaminat të japin efekt në zonat në të cilat aplikohen. Shkencëtarët thonë se konsumimi i vitaminave C dhe E në sasitë e duhura ndihmon shumë në parandalimin e plakjes së qelizave të lëkurës. Po ashtu për të evituar dëmtimet nga drita e diellit, është mirë që të përdoren edhe acide natyrale që merren nga ushqime si qumështi, portokallja, limoni, sheqeri etj. Disa nga këto acide mund edhe të prodhohen kimikisht. Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura, duke sjellë në pah qelizat e reja dhe të shëndetshme. Në të njëjtën kohe këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit, këtu nuk bëhet fjalë për djegien e lëkurës, por për efektin që ka dielli mbi fytyrën e ekspozuar prej një kohe gjatë(rrudhat, pigmenti, qukat etj.)

Tabela

1- Për të ruajtur lëkurën nga dëmtimet e rrezeve përdorni gjithmonë kremra, edhe në dimër edhe në verë.
2- Ato duhet të jenë me përbërje frutash
3- Më të mira janë kremrat që kanë në përbërjen e tyre qumësht dhe portokall
4- Gjithashtu efikase dhe mbrojtës nga rrezet janë edhe kremrat me vitaminë C dhe E
5- Kremi duhet të përdoret 20 minuta para se të dilni nga shtëpia edhe dimër edhe në verë
6- Në verë filtrat e mbrojtës që përmban kremi duhet të jenë më të mëdha.
7- Aplikimi i kremit duhet të përsëritet çdo dy orë në rast se lëkura e përthith shpejt atë edhe djersiteni.

Lëkura, nevojë për trajtim edhe në dimër
Edhe pse temperaturat janë shumë herë më të ulëta dhe dielli mendohet se nuk të krijon probleme me lëkurën, në stinën e dimrit duhet të përdoren të njëjta kremra me stinën e verës. Ndryshon vetëm numri i filtrave dhe karotina që në verë është më e madhe. Nëse një person nuk kujdeset për lëkurën dhe fytyrën në dimër e ka të vështirë ta rigjenerojë atë vetëm në stinën e verës.
Për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës duhet të konsumoni vitamine C dhe E çdo ditë, ose fruta që i kanë këto vitamina; si dhe të keni kujdes kur të zgjidhni kremrat që reklamohen nëpër dyqane. Shihni për kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit, vitamina C dhe E si dhe acidet Alfa-Hidroksike.

Komento