Rrezik! Tmerr çfarë hamë e nuk jemi në dijeni

Rrezik! Tmerr çfarë hamë e nuk jemi në dijeni

Pjesa më e madhe e ushqimit që e konsumojmë, përmban supstanca dhe materie që janë rrezik potencial, pavarësisht se a bëhet fjalë mbi materje që janë përbërës natyror të ushqimit, ose janë materie që qëllimisht i shtojmë në ushqim, respektivisht, materieve të cilat depërtojnë në ushqim si pasojë e kontaminimit të ushqimit me disa faktor të jashtëm. 

Njeriu është në krye të zinxhirit të ushqimeve ndaj për këtë shkak fut në organizmin e tij sasi të mëdha të ushqimit e bashkë me ushqimin fut edhe materjet që janë në ushqim. 

Dukë pasë parasysh ndotjen, vështirë se mund të mbrohemi nga materjet e dëmshme nga ambienti që na rrethon, por me ndihmesën e vitaminave dhe mineraleve mundemi të nxisim tretje më të mirë të këtyre materieve dhe nxjerrje nga organizmi jonë.

Fëmijtë janë në veçanti të ndjeshëm në ndryshimet në metabolizëm, shkaktuar nga materjet e dëmshme.

Shenjat e zakonshme si pasojë e këtyre materjeve të dëmshme janë: astma, alergjitë, dermatitisi dhe lodhja. Mineralet dhe elementet kundër materjeve të dëmshme, luftojnë në atë mënyrë duke pamundësuar lidhjen e metaleve të rënda në zorrë, zvogëlimin e shtresimin e tyre në tru dhe në eshtra, marrin pjesë në krijimin e enzimeve që nxisin nxjerrjen e acideve-helmeve, dhe mbrojnë qelizat nga radikalët e lirë, të liruar nga materjet e dëmshme. Disa nga metalet më të shpeshta të rënda që përherë ndikojnë  në shëndetin tonë, janë plumbi, kadmiumi dhe alumini.

Plumbi është një ndër metaet e rënda më të shtrirë në ambijentin tonë, që është pasojë e përdorimit të bënzinës me plumb, ndërs anë ditët e sotme mund të gjindet në të gjitha ushqimet dhe në pije. Më së tepërmi gjindet në këpurdhat e malit, ndaj nuk preferohet më shumë se dy herë në javë të konsumohen këto këpurdha.

Komento