Rreziku i pastrimit të veshëve, te fëmijët

veshët

veshëtPastrimi i veshëve, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit, nuk është gjëja më e këshillueshme nga shkenca!

Në rastin e të vegjëlve, këshilla është edhe më këmbëngulëse!

Dylli në vesh shërben si mbrojtës nga infeksionet dhe lëndimet e formave të ndryshme prandaj edhe nuk duhet eleminuar!

Pastrimi i veshëve, sidomos te fëmijët, mund të shkaktojë probleme të mëdha që mund të çojnë deri në dëmtim të timpanit, sidomos nëse përdorni shkopinjtë me pambuk, shkruan Living.

Në disa raste, përdorimi i këtyre të fundit, në vend që të shërbejë për mirë, përkeqëson gjendjen sepse e shtyn dyllin më në brendësi.

Për të zëvendësuar këtë praktikë, pastrojini veshët e fëmijëve me një garzë të lyer me pak krem, në mënyrë që të mos jetë e ashpër!

Komento