Home » Këshilla për Prindër » Rrëzimet

Rrëzimet

Foshnja ime u rrëzua nga kolltuku. Cfarë duhet të bëj?

Nëse foshnja juaj rrëzohet nga kolltuku, shtrati, karrigja,shtrati i fëmijëve,apo nga ndonjë banak i lartë psh. ju do të duhet të shikoni mos është lenduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë apo me shpinë.
Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Rrëzimet mund të jenë serioze, por edhe pse eshtrat e foshnjes suaj janë të buta, ato nuk thehen aq lehtë sikurse te fëmijët më të mëdhenj.
Nëse juve ju duhet në rregull foshnja dhe sillet normal, atëherë rrëzimi nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim serioz. Jeni mirënjohëse, por mbani sytë në të. Vazhdoni të keni kujdes, shikoni nga foshnja juaj 24 orë, sidomos nëse është rrëzuar apo ka lënduar kokën.
Nëse nuk jeni të sigurtë nga rrëzimi i foshnjes suaj, dhe mendoni se mund të ketë lënduar foshnjen, apo nëse foshnja juaj sillet si e irrituar apo konfuze, dërgojeni në vizitë mjekësore.
• Gjakderdhja të cilën nuk mund ta ndaloni.
• Nëse foshnja juaj merr frymë por nuk reagon – psh nëse ai është pavetëdije pas rrëzimit apo nëse nuk mund ta zgjoni pasi që ka fjetur.
Dërgoni foshnjen në emergjencë apo kontaktoni menjëherë mjekun nëse vëreni një nga këto shenja:
• Shenja të kockës së thyer, duke përfshirë deformime të dukshme, si tërheqja e ligamenteve.
• Shenja të mundshme të frakturës së kafkës: një pjesë e madhe e butë në lëkurën e kafkës, sidomos anash kokës (mbi apo pas veshit); shenja gjaku në të bardhën e syve apo lëng të kuqrremtë apo kullim të gjakut nga hunda apo veshët.
• Shenja tronditjeje, si psh rrotullim i pazakontë i syve apo bebëza të syve të cilat nuk janë të njejta për nga madhësia, të vjella të vazhdueshme apo dremitje jashtë mase. Mvarësisht nga mosha e foshnjes, vërejtja se si ecën apo zvarritet, konfuziteti apo problemi në të folur, shikim apo lëvizje motorike.
• Të bërtiturat apo të qarat e gjata, të cilat mund të kenë shkaktuar lëndim të mbrendshëm.
Çfarë duhet të bëj nëse foshnjes sime i zhvillohet një gungë në kokë?
Gungat në kokë janë të zakonshme, sidomos tek foshnjet të cilat sapo mësohen që të lëvizin të pavaruara. Gunga në kokë mund të duket gjithashtu edhe e frikshme, por nuk nënkupton që foshnja mund të jetë e lënduar seriozisht. Gunga iu zhvillohet në kokë sepse kafka e foshnjes është menjëherë nën lëkurë të kokës.
Që ti ndihmoni në uljen e gungës, merrni një pako me akuj me një leckë të hollë, dhe mbajeni mbi gungën për 15 deri në 20 minuta. Nëse e ushqeni gjatë kësaj kohe fëmiun do tju ndihmojë që tia tërhiqni vëmendjen nga kjo.
Nëse mendoni që fëmiu është i mërzitur rreth gungës, pyetni mjekun nëse ka nevojë që ti jepet ndonjë dozë ilaçi. Por në asnjë moment nuk duhet dhënë aspirin, i cili shpien në gjendje të rrallë por shumë serioze që quhet Reye’s syndrome.
Foshnja ime ka filluar te ecën dhe rrëzohet shpesh. Si mund ti shmangem rrezikut nga lëndimet serioze?
Kur foshnjet fillojnë të ecin, ato më shumë marrin në thua, sesa që bëjnë hapa. Gungat dhe të mavijosurat e vogla janë pjesë të pandashme të zhvillimit të aftësive motorike dhe pavarësisë. Përderisa foshnja juaj është nën mbikqyrjen e dikujt dhe zona e tij e lojës është e siguruar nga rreziku i shkallëve apo cepave apo ndonjë rreziku tjetër atëherë shumica e rrëzimeve nuk shkaktojnë lëndime serioze. Nëse fëmiu juaj zë në thua, mundohuni që të mos reagoni.
Nëse vraponi pas foshnjes suaj sa herë që ai zë në thua, do ta bëni atë që të ketë kujdes të tepruar. Nëse është i shqetësuar, përpiquni ta qetësoni dhe ta inkurajoni që të qëndrojë përsëri në këmbë.
Rrëzimi është ende shkaku numër një i lëndimeve aksidentale tek fëmijët dhe një në tre të këtyre aksidenteve mund ta parandaloni. Pra bëni atë çfarë mund të bëni për të patur foshnjen e sigurtë, duke përfshirë:
• Vëni gjëra të buta, cepave të mprehtë të orendive, sepse ato janë të ulta, tavolinat janë fajtorët më të shpeshtë të gungave dhe mavijosjeve të fëmijërisë. Ju do të donit ti rrumbullakosni cepat e tavolinës apo ti hiqni fare përderisa fëmiu juaj të bëhet një ecës më konfident.
• Vendosni siguri kundër rrëshqitjes në të gjithë qilimet apo largoni qilimat derisa foshnja juaj është ende me hapa të pasigurtë.
• Mbani foshnjen tuaj larg hyrjeve të larta dhe dyshemetë e ngritura, dhe vendosni kangjela ku mund të mbahet foshnja në pjesën e sipërme dhe të poshtme të çdo shkalle.
• Bëhuni ekstra vigjilent kur mbani foshnjen në tavolinë për ta ndërruar. Disa tavolina nuk janë të përshtatshme, dhe nuk mund ta parandalojnë rrëzimin e foshnjes, pra mos e leni foshnjen vetëm në tavolinë pa e lidhur.
• Mbani shkallët e shtëpisë pa objekte që mund të pengojnë lëvizjen tuaj të lirë, përderisa mbani foshnjen.
• Ulni dyshekun e foshnjes para se të fillojë të qëndrojë në këmbë në krevatin e tij.
• Kur jeni në dyqane, vërini mburojën foshnjes suaj, që të mos largohet, madje as për një çast. Gjithashtu mund ti vini rripin karrocës së tij apo karriges së tij të lartë.
• Mbani sytë katër në foshnjen tuaj sa herë që ai mundohet të hip mbi orendi. Sepse do tju duhet të reagoni shpejt për ta parandaluar që të rrëzohet.
• Përdorni mbrojtëse të dritareve. Mos u mbështetni në dritare, të cilat nuk janë të dizajnuara për të mbrojtur fëmiun nga rrëzimi.ebaime/bebaime/
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress