Rrezitja ulë rrezikun e prekjes nga kanceri pankreatik

Rrezitja ulë rrezikun e prekjes nga kanceri pankreatik

Rrezitja ulë rrezikun e prekjes nga kanceri pankreatikNe e dimë se ekspozimi ndaj diellit mund të rrisë rrezikun nga kanceri i lëkurës, por një studim i ri tregon se ekspozimi i tepërt mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri pankreatik.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë ekzaminuan të dhëna nga 107 vende të botës dhe gjetën se normat e kancerit pankreatik kanë qenë më të larta në vendet me shumën më të vogël të rrezeve të diellit.

Ata thanë se kjo mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës D, nëse kalojnë rrallë kohë në diell, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit të cilët jetojnë në vende me diell afër ekuatorit kanë normën një të gjashtën e normës së mundësisë normale për t’u prekur nga kanceri pankreatik se ata që jetojnë në vende pa diell”, thotë autori kryesor i studimit, Cedric Garland.

Komento