Sa e njihni veten?

Sa e njihni veten?

Sa e njihni veten?Edhe pse ne shpenzojmë tërë kohën në shoqërinë e vetes nuk e njohim atë aq sa duhet.

Ne kërkojmë jashtë vetes për përgjigje, në vend që të marrim kohën e nevojshme e të dëgjojmë, kërkojmë e të eksplorojmë të vërtetën tonë. Është e sigurt që nëse nuk njohim veten, të tjerët nuk ka mundësi të na njohin.

Ja disa pyetje të brendshme për të eksploruar dhe njohur veten, ose për t’ia prezantuar vetes veten.

Çfarë beson – Zotin, Dashurinë, Fenë, Shpirtin?
Çfarë beson në të vërtetë? A keni menduar ndonjëherë nëse besimet tuaja janë të vërteta? A keni pyetur ndonjëherë se nga kanë ardhur besime tuaja, nëse me të vërtetë tuajat dhe nëse kanë me të vërtetë kuptim? Osho thoshte: “Sistemi i besimit bëhet pengesë për sytë e tu, nuk mund ta shohësh të vërtetën. Dëshira e madhe për të gjetur të vërtetën, zhduket.” Besimet na ndalojnë të kërkojmë të vërtetën. Ju ftoj të kërkoni në të vërtetën e besimeve tuaja.

Cilat janë vlerat tuaja?
Cilave principe, qualiteteve dhe karakteristikave i qëndroni? Është thjeshtë aksident, të jetuarit në sinkroni me vlerat tuaja, nëse nuk keni pasur kohë t’i identifikoni ato? Duke bërë një listë të vlerave mbi të cilat bazoheni, mund të jetoni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe në sinkroni me to.

Çfarë dashuroni? Kur jeni më të lumtur?
Ndonjëherë ne fiksohemi aq shumë duke menduar se çfarë është e gabuar dhe çfarë duhet bërë, saqë harrojmë të shohim se çfarë dashurojmë. Ndonëherë ne neglizhojmë të shohim edhe që jemi të lumtur, kur jemi.

Cila pjesë e vetes tuja ka nevojë akoma për shërim?
Gjërat që duhet të zgjidhim, janë gjërat që shkaktojnë emocione. Nëse jemi akoma të inatosur, të lënduar apo të turpëruar nga e shkuara, nevojitet akoma shërimi.

Cilat aspekte të vetes tënde dashuron, admiron dhe vlerëson?
Në fakt jemi shumë të shpejtë kur bëhet fjalë për të gjetur të meta tek vetja. Njihni pikat e forta, talentet, sukseset, arritjet, miqësitë, marrëdhëniet, qëndrimet tuaja – për gjërat që falënderoni jetën.

Kur të kemi kohë ta njohim veten në mënyrë më të plotë, jo vetëm që zhvillojmë aftësitë tona për të krijuar marrëdhënie më të mira, por e vendosim veten në një pozicion më të mirë për të jetuar me integritet.

Komento