Sa është i rëndësishëm uji për një varg funksionesh trupore?

Sa është i rëndësishëm uji për një varg funksionesh trupore?

Uji, respektivisht, mungesa e tij ndikon në organet vitale. Cilat janë ato shenja të qarta të dehidrimit që nuk i vërejmë.

Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.

Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin. Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë.

Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Komento