Sa janë të rrezikshme gjendrat e gjirit?

Sa janë të rrezikshme gjendrat e gjirit?

Sa janë të rrezikshme gjendrat e gjirit?Përafërsisht 80-85% e gjendrave jane ciste beninje (qese të mbushura me lëng) ose inde fibroze sidomos për femrat nën 40 vjeç.

Gjithashtu duhet të dini se një pjesë e dhimbjeve të gjirit te femrat shkaktohet si përgjigje ndaj ndryshimeve hormonale para ciklit menstrual ku edhe ato pësojnë fryrje. Megjithatë nëse ju evidentoni një gjendër gjatë ekzaminimeve vetjake, qofshin këto prezente për një periudhë të gjatë para ose pas ciklit atëher konsultohuni me mjekun për rastin specifik.

Po gjendrat e dhimbshme a janë të rrezikshme?

Cisti mund të jetë shkaktari kryesor i fromimit të gjendrave te femrat gjatë moshës 40 vjecare. Ata nuk janë kancerogjenë por mund të shkaktojnë dhimbje. Nëse madhësia e tyre është e madhe dhe ju shkakton shqetësim atëher ato mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale.

Sipas Qëndrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (USA) femrat kanë një probabilitet të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit gjatë moshës 40 vjeçare, ky raport është 1 në 69 raste. Është shumë e rëndësishme që ju të konsultoheni më mjekun nëse do të evidentoni shqetësime të gjirit si: prezenca e një gjendre në gji ose nën sqetull, dhimbje ose rrjedhje të thithave ose formimin e një vrime/grope në sipërfaqen e lëkurës së gjirit.

Komento