Sa ka gjasa të funksionojë një lidhje në distancë?

Sa ka gjasa të funksionojë një lidhje në distancë?

Lidhjet në distancë dihet nga të gjithë që janë të dhimbshme. Është e vështirë të thuhet se një lidhje e tillë mund të rezistojë për një kohë të gjatë.

Shumë prej çifteve kalojnë në krizë lidhjen e tyre, për shkak se grindjet janë më të shpeshta kur jeni larg njëri-tjetrit.

Por, cilat janë këshillat e ekspertëve për një lidhje sa më të qëndrueshme, edhe pse në largësi. E vërteta e gjithë kësaj është se zemra nuk mund të komandohet dhe nëse jeni i dashuruar nuk mund të bëni pa të, edhe pse ai ndodhet në anën tjetër të botës. Ndonjëherë distanca ngjall dëshirën për t’u takuar, por pesha e shpenzimeve ekonomike të pengon e kjo vë në dyshim marrëdhëniet, duke përfshirë edhe ato të bazuara në ndjenja të forta dhe konkrete.

Ekspertët në këtë fushë, sigurojnë se në qoftë se ju keni forcë për të luftuar me këmbëngulje dhe vendosmëri, lufta do të jetë e sigurt dhe dashuria juaj do të triumfojë mbi armikun tuaj, largësinë. Ekspertët thonë se një dashuri në distancë mund të funksionojë nëse: bëni telefonata të herëpashershme. Duke mos e parë njëri-tjetrin shpesh, me kalimin e kohës marrëdhëniet përkeqësohen, kështu që ju duhet të luftoni për të mbajtur gjallë atë. Fshehtësitë e vogla i bëjnë partnerët të ndjehen të dëshiruar, duke bërë që ai ose ajo të ndjej praninë mijëra kilometra larg.

Nëse ju jeni xheloz nga natyra nuk duhet ta tregoni këtë gjë, nëse lidhja juaj është në distancë. Për fat të keq, distanca ndryshon rregullat e lojës dhe kontrolli i ngushtë i atyre që jetojnë së bashku nuk mund të zbatohet, përndryshe do të shkonit në shkatërrimin e dashurisë.

Komento