Sa kalori gjenden në patate të fërguara dhe sa në verë?

Sa kalori gjenden në patate të fërguara dhe sa në verë?

Edhe nëse pushojmë për 24 orë rresht, muskujt do të shpenzojnë rreth 700 kalori brenda ditës. Marrë parasysh se një hamburger përmban rreth 426 kalori, kjo lehtë mund të kompensohet.

Pos se nuk është i shëndetshëm, ushqimi i shpejtë sjell dëme, shkaku se përmban vlerë të lartë të kalorive. Ekipi hulumtues nga ‘Fox.news’ ka vendosur që të krahasojë kaloritë nga restorantet e ushqimit të shpejtë me verën.

Një gotë verë (prej 1.5 dl), me 14.5% alkool, është i njëjtë për nga numri i kalorive sikur të konsumoni një porcion me patate të fërguara. Shikoni disa nga rezultatet interesante.

Ushqimet

më me kalori në treg:

 

1. Hamburgeri (390 kalori)

Ka një vlerë të njëjtë me kalori aq sa edhe tri gota e gjysmë me verë.

2. Patatet e fërguara të ‘McDonald’ (500 kalori)

Ka vlerë të barabartë me kalori sikurse të keni konsumuar katër gota verë.

3. Sallatë me mish dhe salcë

( 775 kalori)

Ka vlerën e barabartë të kalorive sikurse të keni konsumuar një shishe verë.

4. Ëmbëlsira me më së shumti kalori (‘Friendly’s Caramel Cinnamon Swirl’, 2.090 kalori)

Ka vlerë të bartë të kalorive sikurse të keni konsumuar një shishë verë ‘Dom Pérignon’ (12.5% alkool).

Komento