Sa kushton dashuria e një mashkulli?

Sa kushton dashuria e një mashkulli?

Në kërkim të dashurisë dhe tendencës për të qenë e dashuruar, një grua mesatare harxhon një shumë të konsiderueshme parashë.

Në një hulumtim britanez, ku morrën pjesë 3.000 femra nga 18-45 vjeç, të cilat i publikuan shpenzimet e tyre, rezultoi se për tu përballur një femër me mashkullin e ëndërrave të saj, ajo duhet të takohet së paku 17 herë me të.

Kjo domethënë, blerje të garderobës, kozmetikës dhe harxhime tjera rreth rregullimit të stilit të flokëve.

Me fjalë tjera, kostoja është vetëm 2.000 euro sa për fillim, që një femër të ndjehet e dashur dhe tërheqëse.

Nëse eventualisht është e dashuruar, kësaj shume duhet t’ua shtoni edhe ato për blerjen e të brendshmëve, parfumosjes, transportit dhe alkoolit.Pra, shihet qartë se dashuria e një mashkulli e ka koston e vet !

Komento