Sa më shumë të pini ujë, aq më pak jeni të rrezikuar nga diabeti!

Sa më shumë të pini ujë, aq më pak jeni të rrezikuar nga diabeti!

Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit. Ky është përfundimi i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë, të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak.

Kështu që ata që konsumojnë shumë pak ujë, për 28% janë më të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.

Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, “hormoni “vasopresin” është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ai hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup.

Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit.

Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes konsumit të ujit dhe sheqerit, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia e sëmundjes së sheqerit dhe e konsumit të ujit.

Komento