Sa më shumë vitaminë D në shtatzani

Sa më shumë vitaminë D në shtatzani

Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët.

Ndërsa një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se “kalimi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat edhe për popullatën tjetër”.

Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë.

Rezultatet kanë treguar se shtatzënat të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm te shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminës D për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta.

Jo yndyra në shtatzani
Sipas një studim të ri, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje ndërmjet ushqimit të nënës gjatë shtatzënisë dhe sëmundjes serioze të mëlçisë te fëmija i saj.

Ky studime në fakt, është treguar se fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, sidomos atyre të ngopura, janë të rrezikuar që më moshën madhore të sëmuren nga mëlçia yndyrore joalkoolike.

Shkencëtarët të cilet kanë bërë studimin planifikojnë të bëjnë studime shtesë për të zbuluar se pse vjen deri te kjo shfaqje, pasi që deri më tani ata kanë arritur vetëm ta zbulojnë se ndodh, por jo edhe arsyen pse ndodhe qe femjet të lindin me këtë smundje serioze.

Shmangni hidhërimin në shtatzani
Shtatzanat gjatë shtatzënisë kanë sulme të shpeshta të nervozes, mund ta rrezikojnë foshnjën e tyre për të pasur probleme me zemër.

Ekspertët pohojnë se hidhërimi dhe nervozizmi, që shoqërohen me përplasje të dyerve, bërtitje, hedhje të gjësendeve etj., mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës

Ndërkohë, foshnjat nënat e të cilëve kishin qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive gjatë shtatzënisë, kishin pasur ritëm të rregullt të zemrës, pohon studimi i realizuar nga Universiteti Sussex.

Të dhënat nga ky studim janë të bazuara në hulumtimin ku kanë marrë pjesë 49 shtatzëna të moshave ndërmjet 22 dhe 39 vjeç, me ç’rast ato janë testuar se si reagojnë në situata të papërshtatshme, a janë afektive dhe nëse kanë reagime të pakontrolluara si pasojë e nervozës.

2 Comments

  1. mirdita jam e martuat 2 vjet dhe nuk kam femi julutem me ndimon

  2. kam dhimje barkut shum qfar mundem me ba ju lutem me ndimoni julutem

Komento