Sa ndikon stresi ne sterilitet?

Sa ndikon stresi ne sterilitet?

Sa ndikon stresi ne sterilitet?Stresi ndikon ne aftesine per te mbetur shtatzene ne nje menyre shume te nderlikuar.

Edhe vete periudha kur gruaja perpiqet qe te mbetet shtatzene, eshte kohe kur gruaja ka stres te konsiderueshem. Njerezit ju thone vazhdimisht: “Vetem relaksohu, mos ke dert dhe do te mbetesh shtatzene!”. Kjo fjali juve ju nervozon dhe ju frustron, por ka nje te vertete ne kete gje.

Stresi ndikon ne funksionimin e hipotalamusit. Hipotalamusi eshte nje gjender e cila gjendet ne tru.

Rregullon oreksin dhe emocionet. Hipotalamusi poashtu sekreton hormonet te cilat ndikojne ne vezore qe ajo te liroje qelizen veze, kurse te burrat ndikojne ne prodhimin e testosteronit. Nese ju ose burri juaj jeni te stresuar,eshte normale qe te keni me pak deshire qe te keni marredhenie seksuale. Ky fakt ju pamundeson qe ju te mbeteni shtatzene. Nese efekti i stresit eshte shume i madh, atehere ndikon edhe ne ovulacion. Ovulacioni shfaqet me vone gjate ciklit menstrual ose nuk ndodh fare. Kjo gjendje quhet “anovulacioni i indukuar nga stresi”.

Duhet te dallohet stresi konstant nga stresi i pernjehershem. Organizmi juaj eshte mesuar me nje stres konstant, te perditshem, prandaj ju perkunder stresit do te keni ovulacion gjate çdo cikli menstrual. Por, stresi i pernjehershem (per shembull vdekja e nje anetari te familjes) e çrregullon ciklin menstrual dhe ju pamundeson qe te mbeteni shtatzene. Disa gra edhe nese udhetojne disa dite larg shtepise, kjo ndikon qe te vonohet ovulacioni, kurse ka gra ka ndodhur qe edhe perkunder nje stresi te madh, ovulacioni ka ndodhur pa asnje problem.

Domethene kjo dallon nga nje grua ne tjetren.Stresi pozitiv ndikon ne ciklin tuaj menstrual. Edhe ne kete rast ju mund te keni ovulacion te vonuar ose te mos keni fare. Nuset e sapomartuara kane çrregullim te ciklit menstrual nga stresi pozitiv per shkak te marteses. Grate qe udhetojne gjate mund te ndodhe qe perkohesisht te mos kene fare menstruacione. Pra, nuk ka rendesi, edhe nese stresi eshte “i mire”, prapeseprape ndikon ne ovulacion.

Nese perpiqeni te mbeteni shtatzene dhe jeni nen stres, atehere mukusi i qafes se mitres ju tregon se diçka nuk eshte ne rregull. Normalisht ju duhet te keni sasi te shtuar te sekretit sa me shume qe i afroheni dites se ovulacionit. Kur jeni nen stres ju ndjeni se ju rrjedhin copa te sekretit dhe pastaj per disa dite nuk keni fare sekret. Domethene ne kete rast organizmi juaj po perpiqet qe te ndodhe ovulacioni, por stresi e pengon. Ju nuk mund ta dini a keni apo jo ovulacion, pa perdorur ndonje nga metodat per ta detektuar ovulacionin. Mund te perdorni kitet e ovulacionit, mund ta matni temperaturen trupore ose kete mund ta beni duke vleresuar mukusin e qafes se mitres.

Stresi vetem e vonon ovulacionin, por kjo nuk ju ben te pamundur qe te mbeteni shtatzene. Rekomandohet qe ju te keni marredhenie seksuale çdo 2-3 dite dhe gjasat per sukses jane optimale. Edhe ne rast se nuk keni ovulacion per shkak te stresit, gjinekologu ju jep barna te cilat e zgjidhin kete problem.

Ne rastet kur stresi ndikon ne sterilitet, ndikim te madh ka edhe perkrahja psikologjike. Bisedoni me mjekun tuaj per ndihmen qe mund t’iu ofroje ne kete drejtim.

Komento