Sa shpesh duhet të vizitoni mjekun?

4

4Vizita vjetore është shumë e dobishme siç është vërtetuar për vite të tëra për shkak të faktit se ajo është një nga masat më të mira parandaluese për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të shumta, apo së paku të zbulimit në kohë të sëmundjeve.

Megjithatë, hulumtimet e fundit kanë treguar se nëse ndiheni mirë, dhe në qoftë se ju nuk keni ndonjë vështirësi, vizitat vjetore te mjeku nuk janë aq të nevojshme.

Një studim ka gjetur se kontrolli mjekësor vjetor ndikon në parandalim, por nuk e pakëson mundësinë e sëmundjeve që kërcënojnë, thuhet në revistën “Woman’s Health”.

Nëse nuk keni ndonjë problem me shëndetin, ju duhet që të vizitoni një mjek për të kontrolluar për kushte të tilla si kolesteroli, apo faktorët e rrezikut, në qoftë se keni një histori familjare të sëmundjes. Thjeshtë diçka e tillë ja vlenë.

Shkencëtarët thonë se nuk ekziston asnjë rregull që tregon se sa shpesh një person i shëndetshëm duhet të vizitojë mjekun, por mesi i artë është afërsisht se duhet të bëhet në çdo katër vjet. Sa i përket presionit të gjakut, nëse nuk keni ndonjë problem me të, duhet që t’a kontrolloni atë në çdo pesë vjet, thonë mjekët.

Komento